LAJMI I FUNDIT:

Seri dypjesëshe nga trupat amerikane për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës

Seri dypjesëshe nga trupat amerikane për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës

Trupat amerikane të Divizionit të 82 Airborne do të lëshojnë këtë javë një seri prej dy pjesësh, ku do të tregohet për të bëmat e trupave amerikane gjatë intervenimit në Kosovë në vitin 1999, shkruan Fayobserver.

Seria në dy pjesë do të flasë për paratrupat ushtarakë (trupa të lëshuar në fillim të një misioni me parashuta nga aeroplani) nga divizioni që ndërhyri në Kosovë në vitin 1999 për të vendosur paqe dhe ndalur dhunën e tensionin gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Me ndarjen e Republikës Federale të Jugosllavisë, Ballkani u shndërrua në një ferr; dekada me dhunë mes serbëve e shqiptarëve shpërthyen dhe ky regjion eksplodoi në një orgji dhune”, thuhet në këtë seri nga zyrtarë amerikanë.


“Ligji nuk zbatohej, të pafajshëm masakroheshin, rrugët u mbushën me gjak. Karriget për tortura dhe varret masive ishin më të shpeshta se shkollat. Presidenti Bill Clinton shpalli emergjencë, dërgoi Gardën Amerikane të Nderit në regjion për të mbrojtur të dyja palët dhe për të kthyer një dozë normaliteti”.

Episodet 32 dhe 33 të “E gjithë Trashëgimia Amerikane” janë titulluar “Një vend i dhunshëm dhe i komplikuar – Suksesi dhe Tragjedia në Kosovë”.

Pjesa e parë fokusohet në zbarkimin e trupave amerikane në Kosovë në vitin 1999, misioni i të cilëve ende nuk ishte i qartë, thonë zyrtarët amerikanë, dhe ishte diçka në mes të qeverisjes së vendit dhe policimit të tij.

“Ishin kohë konfuze për trupat tona, me kërcënimin e përhershëm të shpërndarjes së dhunës etnike”.

Pjesa e dytë e serisë flet për krimet e luftës që kërcënonin progresin.

“Ishin momente që nuk do të harrohen kurrë nga ushtarët dhe tani ata këtu tregojnë historitë e tyre”.

Episodi i dytë përmban pamje të dhunës seksuale dhe nuk rekomandohet për të gjithë audiencën, tërheqin vëmendjen autorët.

Dy pjesët janë prodhuar nga Josh Harrison në kuadër të serisë së ‘Airborne 82’ për të festuar 100 vjetorin e brigadës.

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Magazina
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Magazina
“Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit”, G Bani përplaset me Gjestin

“Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit”, G Bani përplaset me Gjestin

Magazina
Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Magazina
“O hajdut cigaresh”, Valbona lag me ujë Vserlon gjatë debatit të ashpër

“O hajdut cigaresh”, Valbona lag me ujë Vserlon gjatë debatit të ashpër

Magazina
Kalo në kategori