LAJMI I FUNDIT:

Serbia vazhdon bashkëpunimin me Rusinë – Daçiq takohet me Lavrovin në selinë e Kombeve të Bashkuara

Serbia vazhdon bashkëpunimin me Rusinë – Daçiq takohet me Lavrovin në selinë e Kombeve të Bashkuara

Serbia po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar se duhet të ndërpres marrëdhëniet me Federatën Ruse.

Së fundi, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me homologun rus, Sergey Lavrov në New York.

Kështu njofton përmes rrjeteve sociale ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në platformën X (ish-Twitter), por nuk ka dhënë detaje rreth takimit, transmeton Telegrafi.


Partia e Gjilasit kritikon pushtetin në Serbi: Marrëveshja me Rusinë dëmton qëndrimin tonë për Kosovën
Lexo po ashtu Partia e Gjilasit kritikon pushtetin në Serbi: Marrëveshja me Rusinë dëmton qëndrimin tonë për Kosovën

“Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov zhvilloi bisedime me Zëvendëskryeministrin e Parë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në margjinat e Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkruan në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, pikërisht në një prej zyrave të OKB-së, Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme.

Ndryshe, Serbia është i vetmi vend nga rajoni jonë që nuk i ka vendos sanksione shtetit rus për pushtimin e Ukrainës, të cilën gjë ia kanë kërkuar bashkësia ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori