Serbia regjistron një të vdekur dhe 65 të infektuar me coronavirus

Autoritetet shëndetësore serbe kanë publikuar raportin më të ri sa i përket gjendjes me pandeminë.
Në 24 orët e fundit, 65 persona të tjerë janë infektuar me coronavirus në Serbi.
Gjithashtu është bërë e ditur se edhe një person ka ndërruar jetë, raporton b92.
Theksojmë se numri i pacientëve që kanë vdekur deri më tani është 749.
Ndryshe, 33418 persona janë prekur nga virusi që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































