Serbia raporton një të vdekur dhe 102 të infektuar me coronavirus

Në Serbi, 7,682 njerëz u testuan për coronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilët 102 patën një rezultat pozitiv.
Fatkeqësisht, një person ndërroi jetë. Raportohet se 23 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi në spitalet e Serbisë, raporton b92.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni është 736 dhe që nga fillimi i epidemisë në shtetin serb, 32,613 raste të sëmundjes janë konfirmuar.
Nga dje deri më sot, 7,682 persona janë testuar për COVID-19. Gjithsej 341 persona u shtruan në spital.
Ndryshe, autoritetet shëndetësore kanë raportuar se shkalla e vdekshmërisë është 2.26 për qind. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































