Serbia po vazhdon të lobojë në të gjitha format kundër shtetit të Kosovës, saktësisht kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndonëse një gjë e tillë ndalohet me marrëveshjen për normalizim të raporteve.
Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u ka dërguar letra të gjithë liderëve në Evropë lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Sfida e parë për ne është pikërisht Këshilli i Evropës dhe lufta që na pret”, tha Mali për televizionin Happy, duke shtuar se Serbia do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë, shkruan nova.rs.
Ndryshe, me një letër të tillë, Serbia po shkel edhe marrëveshjen për normalizim të raporteve mes dyja vendeve, e cila ishte arritur vitin e kaluar.
Kujtojmë se Vuçiq po ashtu ditë parë kishte deklaruar se ka krijuar një ekip që do të luftojë iniciativën që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
Ndryshe, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Pas këtij votimi në Strasburg, çështja procedohet në Asamblenë Parlamentare.
Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania