LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Kosovës ndërmjet kërkesave të Prishtinës dhe Beogradit

Serbët e Kosovës ndërmjet kërkesave të Prishtinës dhe Beogradit

Autoritetet në Prishtinë thonë se numri i qytetarëve serbë që janë pajisur me pasaporta biometrike me simbolet e Republikës së Kosovës, ka shënuar rritje që prej rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizim vizash, ndërkohë që zyrtarë serbë në Kosovë kanë varur shpresat se “Beogradi zyrtar ndërkohë do të ndërmarrë hapa të nevojshëm për zgjidhjen e problemit”.

Zëvendësministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj, i tha Radios Evropa e Lirë se kushti i BE-së për liberalizim të vizave është pajisja me dokumentet e Republikës së Kosovës të të gjithë qytetarëve të vendit.

Ai tha se problemet me dokumentet dhe çështjet e ndërlidhura me serbët e Kosovës, janë pjesë e bisedave me Beogradin zyrtar në Bruksel.


Serbët e veriut të Kosovës, në kundërshtim të pavarësisë së saj, janë pajisur me dokumentet e lëshuara nga një Zyrë për Kosovën, e krijuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, pikërisht në periudhën kur Serbia mori liberalizimin e vizave. Dokumentet e Zyrës megjithatë nuk ndihmuan serbë që të lëvizin lirshëm dhe as nuk u pranuan nga Prishtina zyrtare.

Kryetari i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiq, i tha Radios Evropa e Lirë se serbët e Kosovës janë të kufizuar në lëvizje, posaçërisht në vendet e Evropës dhe ata po trajtohen sipas tij “si qytetarë të dorës së dytë, meqë janë të përjashtuar nga procesi I liberalizimit” . Ai tha se pret qe Beogradi zyrtar të “gjejë zgjidhje me BE-në për qytetarët serbë që të udhëtojnë pa pengesa në vendet evropiane”. Por Simiq u bëri thirrje serbëve të Kosovës që, siç tha, të mos vrapojnë të nxjerrin dokumentet e Kosovës”

Por, në veri gjendja shfaqet më ndryshe. Adriana Hoxhiq, shefe e administratës në Komunën e Mitrovicës së Veriut, i pati deklaruar Radios Evropa e Lirë, se një numër i madh i qytetarëve po kërkojnë dokumente të Kosovës.

“Ka ditë kur edhe 100 qytetarë kalojnë nëpër zyrën tonë dhe aplikojnë për certifikata të ndryshme të sistemit të Kosovës. Nxjerrin edhe pasaporta. Ka shumë. Nëse më pyesni nëse qytetarët nga veriu nxjerrin pasaporta të Kosovës, atëherë përgjigja është po”, pati thënë Hoxhiq.

Qytetarët ndërkaq flasin për nevojat e tyre. Të gjithë shprehin mendimin se dokumentet e udhëtimit janë të domosdoshme dhe një pjesë e tyre theksojnë rëndësinë e marrjes së pasaportave të Kosovës për të lehtësuar lëvizjen në zonën evropiane.

Liberalizimi i vizave për Kosovën megjithëkëtë është ende i paqartë. Kushtet e vëna nga Komisioni Evropian, për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe dëshmitë e plota të fuqizimit të luftës kundër korrupsionit nuk janë kryer ende.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori