LAJMI I FUNDIT:

Sensacioni i Bayer Leverkusenit, Victor Boniface zgjedh skuadrën e preferuar në Ligën Premier

Sensacioni i Bayer Leverkusenit, Victor Boniface zgjedh skuadrën e preferuar në Ligën Premier

Victor Boniface ka zbuluar klubin e Ligës Premier që ka mbështetur që nga fëmijëria, duke shtuar spekulimet se ai mund të shkojë në verë në kampionatin elitar anglez.

Pas një transferimi prej 20 milionë eurosh në Leverkusen nga Union Saint-Gilloise verën e kaluar, Boniface nuk ka humbur kohë për t’u vendosur në mjedisin e tij të ri.

10 golat dhe shtatë asistimet e sulmuesit nigerian kanë ndihmuar skuadrën e Xabi Alonsos të ngjitet në krye të tabelës së Bundesligës, ndërsa në Ligën e Evropës, ai ka dhënë pesë gola në po aq paraqitje.


Duke pasur parasysh formën e tij mbresëlënëse, nuk është çudi që 23-vjeçari është lidhur me një transferim të madh parash në Ligën Premier.

Nga Osimhen te Boniface dhe Moffi – A e ka Nigeria sulmin më të mirë në botë?
Lexo po ashtu Nga Osimhen te Boniface dhe Moffi – A e ka Nigeria sulmin më të mirë në botë?

Dështimet e Arsenalit para portës këtë sezon do të thotë se ata pritet gjerësisht të përpiqen të nënshkruajnë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit. Topçinjtë kanë qenë prej kohësh të lidhur me Victor Osimhen të Napolit, por nigeriani së fundmi nënshkroi një kontratë të re me kampionët e Serisë A.

Skuadra e Mikel Artetës ka qenë gjithashtu e lidhur me Boniface, dhe tani sulmuesi ka treguar se ka mbështetur klubin gjatë gjithë jetës së tij.

“Për mua, që në moshë të re kam mbështetur Arsenalin gjatë gjithë jetës sime”, ka thënë Boniface për ‘The Obi One Podcast’ të ish-mesfushorit John Obi Mikel.

Mikel pranoi se edhe ai u rrit duke mbështetur Arsenalin, duke thënë: “Unë u rrita duke mbështetur Arsenalin për shkak të një personi, Nwankwo Kanu.

Arsenali ka shënuar vetëm 37 gola në 20 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, gjashtë më pak se Aston Villa dhe Liverpool dhe tetë më pak se Manchester City.

Topçinjtë janë pesë pikë prapa liderit të ligës Liverpoolit, megjithëse Arteta kohët e fundit tha se ishte “joreale” që skuadra e tij të nënshkruante një sulmues këtë muaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Serie A
Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Kalo në kategori