Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, në një konferencë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani tha se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe për këtë tha se shpreson që Serbia do të bashkëpunojë.
Senatorja amerikane Shaheen e cila është për vizitë në Kosovë së bashku me senatorin Peter Welch tha më tej se vizitoi Prishtinën pas shqetësimit lidhur me sulmin që iu bë Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
“E dimë që është shumë shqetësuese ngjarja në veri. Është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për 24 shtatorin të japin llogari dhe shpresojmë që Serbia do të bashkëpunojë”, tha ajo, gjersa vlerësoi si pozitive rritjen e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, raporton Telegrafi.
Më tej, senatorja amerikane tha se derisa i shohim sfidat tjera në Ukrainë, Lindje të Mesme, duhet të kuptohet se konfliktet dhe dhuna nuk janë zgjidhje.
“E rëndësishme që të bëjmë krejt çfarë të mundemi për një zgjidhje paqësore në këtë rajon për të siguruar që të mos ketë përhapje të dhunës dhe konfliktit nga ky rajon”, tha senatorja.
“Jemi këtu për të mbështetur Kosovën… Një shtet që SHBA me shumë krenari e ka mbështetur përgjatë viteve… ne i kemi vlerat e njëjta dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah juve”, tha ajo.
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen edhe pas takimit me kryeministrin Albin Kurti theksoi se përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit duhet të japin llogari.
Ajo përsëriti qëndrimin se është e rëndësishme që të bëhet krejt çfarë të mundemi për një zgjidhje paqësore në këtë rajon për të siguruar që të mos ketë përhapje të dhunës dhe konfliktit nga ky rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker