LAJMI I FUNDIT:

Senati miraton marrëveshjen Shqipëri-Itali për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Senati miraton marrëveshjen Shqipëri-Itali për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Mbi 500 mije qytetarë shqiptarë janë një hap më afër përfitimit të pensionit sipas marrëveshjes së firmosur mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare muaj më parë.

Deputeti socialist, Etjen Xhafaj, nëpërmjet një postimi në platformat sociale, bëri të ditur se komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për dhënien e fondeve përkatëse.

Sipas tij, ky është hapi i fundit dhe se tani mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra-mijëra shqiptarë.


“Dje ka kaluar në Komisionet e Politikës së Jashtme, si në Senat edhe ne Dhomën e Deputetëve në Itali, marrëveshja e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse. Hapi i fundit mbetet votimi në seancë plenare për këtë marrëveshje, që prek me dhjetëra mijëra shqiptarë. Falënderime për të gjithë ata nga pala italiane e shqiptaro-italiane që janë përfshirë në këtë marrëveshje që në gjenezë  të saj!”, shkruan Xhafaj.

Marrëveshja në fjalë është miratuar nga  Parlamenti shqiptar dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Objekti i marrëveshjes

Objekti i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë, sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrë-lindjet dhe sigurimin e papunësinë.

Janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë rënë dakord për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje miratimit për fillimin e negociatave me Francën./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori