LAJMI I FUNDIT:

Sëmundja metabolike e kockave – Osteoporoza

Sëmundja metabolike e kockave – Osteoporoza

Osteoporoza është sëmundje shumë e përhapur tek dy gjinitë, por më shumë e shprehur tek femrat, e cila shkakton sëmundshmëri të konsiderueshme dhe fraktura (thyerje) të shpeshta të kockave.

Dr. Safa Boja – Dashevci
Interniste-Reumatologe
Spitali Amerikan, Kosovë
Rr. “Shkupi”, nr.25, Prishtinë
+381 38 221 661
+377 49 933 957
safa.boja@spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikan.com


Dihet se kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin) etj. Realizojnë lëvizjen, depozitojnë mineralet dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës, vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Kockat janë të përbëra nga mineralet si: fosfori, kalciumi, magneziumi.

Ekzistojnë dy lloje të qelizave, ato që e formojnë kockën dhe ato që e tretin kockën. Deri në moshën 25 vjeçare, dominante janë qelizat që e formojnë kockën, ndërsa më vonë, ato që shkatërrojnë kockën. Ky lloj shkatërrimi, pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjellë thyerjen e kockës. Kjo gjendje, ku sasia e mineralit pakësohet, quhet Osteoporozë.

sss

Llojet e osteoporozës
E gjejmë shpesh tek gratë, ku dihet se një nga faktorët që e mbron kockën nga qelizat shkatërruese, është hormoni estrogjen, i cili prodhohet nga vezoret. Dihet se funksioni i vezoreve tek gratë rreth 45 vjeç pakësohet deri në humbjen e plotë të menstruacioneve. Kjo periudhë quhet menopauzë dhe ndodh ngase estrogjeni ulet, ndërsa qelizat shkatërruese rrisin punën – aktivitetin e tyre.

1. Vërehet tek moshat e vjetra. E cekëm më lartë se, pas moshës 45 vjeçe, dominon shkatërrimi i kockave, i cili pas moshës 70 vjeçe, theksohet aq shumë, saqë nga një rënie prej një lartësie të vogël, vjen deri te thyerja e kockës.

2. Kemi, poashtu osteoporozë, e cila vjen si pasojë e përdorimi një kohë bukur të gjatë të kortizonit, tek pacientët me sëmundje reumatizmale, astmë, alergji.

Pra, osteoporoza është sëmundje e heshtur (e fshehtë). Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër, por afatgjate; do të thotë 4-5 vjet pas menopauzës, ku 30% e kockës humbet.
Me paraqitjen e saj, simptomat e para janë dhimbje shpine, kërrusje.

Kockat të cilat janë të ndjeshme në osteoporozë: kockat e vertebrave, kockat e kyçit të dorës, në kalimin e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit, por të shumtën e rasteve, janë aq të vështira, saqë e shkaktojnë invaliditetin.

Osteoporosis-Treatment-Protocol

Faktorët predisponues
▪ Gratë preken më shumë se meshkujt nga kjo sëmundje
▪ Ato që kanë ulje në peshë
▪ Ato që hyjnë herët në menopauzë
▪ Ato me aktivitet të pakët fizik
▪ Ato që konsumojnë duhan dhe alkool
▪ Ato që përdorin pak qumështin dhe produktet e tij
▪ Ato që kanë numër të madh të lindjeve
▪ Ato që përdorin një kohë të gjatë kortizon

maxresdefault

Diagnostikimi
Sot, ka disa aparatura për diagnostikim të osteoporozës, por metoda më e përhapur është DEXA, që është lehtë të realizohet dhe nuk e dëmton të sëmurin. Kjo metodë, ka shumë pak rrezatim, pasiqë pacienti shtrihet në shtrat dhe një burim i dritës e përshkruan tërë trupin dhe të dhënat grumbullohen në kompjuter.

Skanimi zgjatë 20-30 min., varësisht nga aparati. Ta kemi të qartë, një osteoporozë e theksuar mund të vërehet edhe nga një rëntgen i thjeshtë, duke e plotësuar me klinikën e pacientit.

Trajtimi i osteoporozës
Vlerat e kalciumit dhe të vitaminës D, janë më të rëndësishme duke filluar që nga fëmijëria, për një zhvillim sa më të mirë të skeletit, ku nevoja për kalcium vazhdon tërë jetën. Që të jetë e dobishme, duhet të merret 30% me ushqim. Burimet kryesore janë: qumështi dhe produktet e tij, perimet me gjethe jeshile, fasulet, fistekët, lajthitë, peshqit e vegjël.
Barërat janë: bifosfonatet, vit.

main-qimg-92604d0bb2bc92eaf304a96fff6d4a3c-c

Si duhet të mbroheni nga osteoporoza
– Konsumoni sa më shumë qumësht dhe produktet e tij
– Kujdesuni më shumë nga ushqimet me shumë proteina
– Pakësoni kripën
– Hani sa më shumë zarzavate
– Larg alkoolit, kafesë, cigares
– Vishni çorapet dhe këpucët ulur (që të mos rrëzoheni)
– Mos ngitni pesha të rënda
– Kujdes nga lëvizjet e menjëhershme
– Kujdes nga lëvizjet mbi akull
– Ndriçimi ku ecni, të jetë sa më i mirë
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori