Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj, ka bërë bujë të madhe përgjatë këtij viti duke shtuar paraqitjen në Big Brother VIP.

Ajo solli disa këngë të suksesshme, në mesin e tyre dhe një bashkëpunim me këngëtarin Ron Zaiti.


“All your lovin” ka qenë dueti i tyre, i cili u lansua saktësisht më 26 maj të këtij viti.

Screenshot 6 4 Foto: Screenshot/YouTube

Semi ka qenë e ftuar së fundmi në programin “Zemër Luana”, gjersa i duhej të tregonte për një sekret të Ron Zaitit, meqë u aludua edhe për një lidhje dashurie mes tyre.

Artistja theksoi se kënga e tyre është fshirë nga YouTube nga këngëtari i lartpërmendur, por nuk dha ndonjë arsye.

Screenshot 1 132 Foto: Screenshot/YouTube

“Kënga ime “All Your Lovin” nuk është më në YouTube sepse është fshirë nga Roni”, u shpreh Semi.

Duket se dyshja nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin dhe se gjithçka ka përfunduar. /Telegrafi/

Screenshot 7 5 Foto: Screenshot/YouTube