LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Produktet që Kurti po i nxjerr nga dialogu janë më të dëmshme se sa ato të qeverive paraprake

Selmanaj: Produktet që Kurti po i nxjerr nga dialogu janë më të dëmshme se sa ato të qeverive paraprake

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se dyshon në epilogun e procesit të dialogut, me kryeministrin Kurti pas Marrëveshjes së Ohrit sepse sipas tij pika e 7 e kësaj marrëveshjeje “e fut Kosovën në labirinte me më shumë të panjohura se sa 2013-ta dhe 2015-ta”.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se procesi i dialogut është transferuar si mundësi për të bërë politikë të brendshme.


I ftuar në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për takimin në mes të kryenegociatorëve në Bruksel dhe mesazhet nga atje, Selmanaj ka thënë se dyshon në epilogun e procesit të dialogut, me kryeministrin Kurti pas marrëveshjes së Ohrit sepse sipas tij pika e 7 e kësaj marrëveshjeje “e fut Kosovën në labirinte me më shumë të panjohura se sa 2013-ta dhe 2015-ta”.

“E keqja ka ndodhur sidomos rreth viteve 2014-2015 kur disa parti politike në Kosovë sidomos LVV, procesi i dialogut me Serbinë është transferuar si mundësi për të bërë politikë të brendshme me njëri-tjetrin. Nga viti 2014 e tutje u pa si temë goxha atraktive për ta mundur njëri-tjetrin, për ta shpallur dikë patriot e dikë tradhtar në fakt e përshtatshme dhe atraktive për garën e brendshme politike por e dëmshme për pozicionin e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Selmanajt, veprimet politike dhe produktet që po i nxjerr nga dialogu kryeministri i vendit, Albin Kurti, sipas deputetit janë më të dëmshme se sa qeveritë paraprake që kanë bërë.

“Veprimet e këqija të këtij kryeministri në veri të Kosovës kanë sjellë situatën ku ne tani jemi në situatën e menaxhimit të krizave që i ka shkaktuar në veri dhe jo si rezultat i një marrëveshje përfundimtare për të cilën ne së paku me Bashkësinë Ndërkombëtare kemi diskutuar në tavolinat tona”.

Ai thotë se ka dy elemente të këtij kryeministri dhe kësaj qasje të Qeverisë, “e para është padituria e skajshme dhe qëllimet e mbrapshta, dhe kur këto të dyja bëhen bashkë produkti është tragjik për vendin”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori