LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Nuk e votojmë versionin për demarkacion të Murat Mehës (Video)

Selmanaj: Nuk e votojmë versionin për demarkacion të Murat Mehës (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka thënë se versionin e demarkacionit të Komisionit të drejtuar nga Murat Meha, partia e tij nuk e voton.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se ata si përfaqësues të popullit, janë të interesuar që Kosova të mos humb territor.


“Ne jemi që të ketë një zgjidhje dhe mendoj se kjo gjë është e mundshme. Nëse bashkësia ndërkombëtare dhe Mali i Zi ka vullnet, mendoj se mund të vihet te një zgjidhje. Nëse Mali i Zi nuk e pranon, atëherë ky version i demarkacionit bjen dhe duhet të shkoj në rinegocim. Unë besoj se do të ketë lëvizje pozitive besoj që ndërkombëtarët do t’i lëvizin këtë situate”, ka shtuar Selmanaj.

Ai ka folur edhe për 100 ditët e Qeverisë të drejtuar nga lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se ky ekzekutiv ka një dinamikë më të madhe të punës se paraardhësit.

“Është një kryeministër që merr vendime që nuk i kanë marrë më herët. E kemi Ligjin për Prishtinën, për termocentralin, e kështu me radhë”, ka theksuar Selmanaj.

Sipas tij, se qëllimi i shefit të Qeverisë ka qenë nivelizimi i pagave, dhe se rritja e pagave nuk ka qenë qëllim në vete.

“Nuk e di pse asnjëherë nuk është diskutuar paga e lartë e presidentit ose kryeparlamentarët, por kur e bëri këtë Haradinaj filloj të diskutohej dhe të përcjellet me kritika ky veprim”, ka shtuar Selmanaj.

Sipas tij, numri i madh i zëvendësministrave nuk është një gjë për tu lavdëruar, por e mban shpresa se ata do të angazhohen në punë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori