LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Brenda 10 viteve nga Kosova është larguar 30 për qind e popullatës

Selmanaj: Brenda 10 viteve nga Kosova është larguar 30 për qind e popullatës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në seancën e Kuvendit të enjten shprehi si shqetësim ikjen e qytetarëve nga vendi.

Ai tha se trendi është në rritje masive dhe se nëse vazhdon kështu, Kosova në 10 vitet e ardhshme do të ketë popullsi më të vogël se Mali i Zi.

Selmanaj para deputetëve prezantoi disa të dhëna, sipas së cilave në 10 vitet e fundit nga Kosova ka ikur 30 për qind e popullsisë.

“Para neve po ndodh një proces që ka filluar të marr përmasa e një eksodi masiv, të ikjes së njerëzve nga Kosova. Të dhënat që i kam siguruar janë të tmerrshme. Kjo nxjerr konkluzionin që fatkeqësisht një numër i madh i njerëzve nuk e projektojnë më jetën në Kosovë. Fshatrat po zbrazen, shkollat po boshatisen, shtëpitë po mbyllen. Vetëm në Ambasadën gjermane për një vit 105 mijë qytetarë kanë aplikuar për vizë gjatë vitit 2022. Në Ambasadën zvicerane 38 mijë e 341 aplikues për vizë dhe nga ta 34 mijë prej tyre janë pajisur me vizë”, deklaroi deputeti i LDK-së.

“Po flas me shifra zyrtare, rreth 800 mjekë dhe infermierë për katër vite e kanë lëshuar Kosovën. Ministri i Financave në një nga mbledhjet ku po raportonte në Komisionin për Buxhet thoshte se mjekët janë të lirë ta lëshojnë Kosovën. Brenda 10 viteve nga Kosova është larguar 30 për qind e popullatës, apo 529 mijë e 647 qytetarë. Trendi është në rritje masive. Nëse vazhdojmë me këtë trend, për 10 vitet e ardhshme do të mbesim me popullatë më pak se Mali i Zi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori