Selin e thotë haptazi: Miri nuk më ka ngacmuar ndonjëherë

Raporti i afërt dhe dinamikat mes Mirit dhe Selinës kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes.
Janë ngritur edhe pyetje apo aludime nëse ka pasur afrimitet fizik apo ndonjë ngacmim.
Megjithatë, një diskutim i fundit dhe shumë i drejtpërdrejtë mes të dyve ka sqaruar gjithçka.

Pjesë nga diskutimi mes tyre:
Selin: Pyetja ime është: Ti, njohës i mirë i femrave, si e dallon ti një vajzë që ka ndjenja për ty? Ma thuaj pak.
Miri: Nuk e dalloj dot.
Selin: Po si akuzon ti një vajzë se ka ndjenja për ty?
Miri: Nuk të akuzova. Jo. Unë të kam pyetur, të kam thënë “vajzë e dashur, siç më ke pyetur ti, ta bëj edhe unë pyetjen, se e njëjta gjë është”. Ti si e dallon me eksperiencën tënde që një mashkull ka ndjenja për ty?
Selin: Ta kthej unë përgjigjen: Unë nuk e kam ndjerë. Dhe unë kam thënë: Instinkti im femëror nuk gabon. E kam instinktin tim shumë të lartë dhe unë nuk e ndjej që Miri përballë meje mund të ketë ndjenja. Nuk më ka ngacmuar ndonjëherë seksualisht. Nuk kam qenë ndonjëherë e intimiduar nga veprimet e tij, e kam thënë. /Telegrafi/
































































