LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Thaçi legjitimoi cilësimin e shqiptarëve si terroristë

Selimi: Thaçi legjitimoi cilësimin e shqiptarëve si terroristë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar vendosjen e luleve nga ana e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në një përmendore ku shqiptarët janë cilësuar si terroristë, duke thënë se cilësimi i shqiptarëve si terrorist dhe si fajtorë pa i ditur dorasët, është cilësim i poshtër si nga ata që i paragjykojnë shqiptarët si terroristë, po ashtu, edhe nga ata që hedhin lule pranë atij mbishkrimi duke e legjitimuar cilësimin e shqiptarëve si fajtorë e terroristë.

Lexoni postimin e Selimit në Facebook:


“Mua nuk do të më bënin përshtypje ndjenjat personale të cilitdo individ, por të pranosh të hedhesh lule aty ku shqiptarët përshkruhen si terroristë është e pafalshme për një njëri që pretendon së është president i Kosovës.

Akti i vrasjes së civilëve serbë në Gackë të Lipjanit është krim që duhet gjykuar dhe ndëshkuar por jo me të cilin mund të paragjykohet një komb i tërë. Aty duhet të flasë drejtësia para se të flasë urrejtja për shqiptarët.

Përderisa nuk janë gjetur dhe gjykuar vrasësit e 14 serbëve lokalë në Gackë, cilësimi i shqiptarëve si terrorist dhe si fajtorë pa i ditur dorasët është cilësim i poshtër si nga ata që i paragjykojnë shqiptarët si terroristë në pllakatë dhe po ashtu edhe nga ata që hedhin lule pranë atij mbishkrimi duke e legjitimuar cilësimin e shqiptarëve si fajtorë e terroristë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori