Selimi: Presidenti dhe Qeveria kanë bllokuar procesin e funksionalizimit të Ushtrisë së Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, ka thënë se procesi i transformimit të Ushtrisë së Kosovës nuk ka filluar ende të realizohet.
Këtë deklaratë Selimi e bëri të ditur në një konferencë për media, ku tha se LVV ka adresuar kritika ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj që po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë.
Ai theksoi se pas shtatë muaj që nga miratimi i ligjit, procesi i transformimit të Ushtrisë nuk ka filluar akoma së realizuari.
Sipas tij, presidenti nuk po dëshiron t’i dekretojë gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve. Ndërsa, për kryeministrin, deputeti Selimi tha se është vet mjaftuar me miratimin e ligjeve në fund të vitit të kaluar.
““Ku jemi për formimin e Ushtrisë së Kosovës, qytetarët e kanë dashur formimin e saj. Presidenti nuk donë që t’i dekretoj liderët kyç, gjeneralët dhe drejtorët. Më 21 maj është dashur të përfundojë pjesa e parë 4 mujore, ky afat ka përfunduar që një muaj e gjysmë. Gjatë periudhës së parë është dashur të arrihen këto objektiva. Riorganizimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës. Është dashur të bëhet shefi i shtabit të FSK, gjeneralët. Këto faza është dashur të përfundohen. Ministria e Mbrojtjes është në kaos, objektivi i tyre është mbushja me militantë partiak. Po ashtu dhe shkarkimi i sekretarit në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Selimi.
Deputeti Selimi gjithashtu tha se ende nuk ka pajisje dhe veshmbathje për rekrutët e rijnë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!