LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Nisma për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së e ka një hile

Selimi: Nisma për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së e ka një hile

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së është e sponsorizuar nga Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar se UÇK-ja nuk ka nevojë për mbrojtje, por për njohje.

Gjatë diskutimit në seancë plenare për këtë projektligj, Selimi tha se UÇK është vlerë kombëtare e gjithë shqiptarëve. Për këtë ka kërkuar që të mos keqpërdoret, meqë sipas tij, ky projektligj ka të meta, mangësi e pasaktësi deri në shtrembërim të së vërtetës.

“Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së është e sponsorizuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Nga PDK-ja e cila ishte në krye të qeverisë disa herë, jo tani. Ishte edhe në krye të qeverisë kur u shpall pavarësia e Kosovës. Pra udhëheqtë me pushtetin edhe kur u hartua Kushtetuta e Kosovës. Asnjë fjali, asnjë fjalë, e asnjë shkronjë nuk u shkrua në Kushtetutën e Kosovës për UÇK-në, as për luftën çlirimtare të Kosovës. Sot më shumë se dy dekada pas luftës arriti më në fund ligji që po i mbrojka vlerat e luftës së UÇK-së. Ne po i kuptojmë qëllimet reale të këtyre nismave. Kjo nismë po duket më shumë se e ka mjet UÇK-në, se sa qëllim. Dhe brenda kësaj e ka një hile”, ka deklaruar ai.

Ndër tjera, Selimi tha se UÇK duhet ruajtur, e jo mbrojtur, pasi sipas tij, vlerat e luftës rrezikohen të dëmtohen nga ata që thirren më së shumti në të.

“LVV nuk është kundër që vlerat e luftës të jenë të mbrojtura, por duhet që ato vlera të ishin të ruajtura aty ku duhet. Por, a duhet mbrojtur kjo vlerë me ligj? Nga kush duhet mbrojtur kjo vlerë? Ose thënë shkurt nga kush është e rrezikuar vlera e UÇK-së? UÇK-ja nuk ka nevojë për mbrojtje, ajo ka nevojë për njohje para se gjithash, për njohje institucionale e kushtetuese. Mbrojtje është njohja dhe respektimi i qëllimeve të saj. Njohja dhe respektimi i idealeve të të rënëve. Për fat të keq këtë vlerë mund ta rrezikojnë dhe dëmtojnë vetëm ata që thirren më së shumti në të”, ka shtuar Selimi para deputetëve.

Selimi tha se UÇK-ja është mbrojtur me retorikë, por me votë është dërguar në Gjykatë Speciale./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori