LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Gjykata Speciale më pyeti për një rast të vetëm, asnjë pyetje për vrasjet e pasluftës

Selimi: Gjykata Speciale më pyeti për një rast të vetëm, asnjë pyetje për vrasjet e pasluftës

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në Gjykatën Speciale ishte i ftuar si i dyshuar.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai është ftuar nga Specialja për një rast të vetëm,e i cili ka të bëjë me vitin 1998.

Ai ka thënë se konfirmon se nuk është pyetur për asnjë rast që kanë të bëjnë me vrasjet e pazbardhura të pasluftës.


Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka thënë se edhe në rastet e mëhershme si “Bellanica” “Drenica 1 dhe 2” kur ishte ftuar nga autoritetet ndërkombëtare ai është pyetur vetëm për strukturën udhëheqëse të UÇK-së e jo diçka tjetër.

Selimi thotë se nga Gjykata Speciale është pyetur për tri ditë rresht, por ka thënë se detaje të tjera nuk guxon të jep për shkak të rregullave të Speciales.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pavarësisht qëndrimeve të së kaluarës ndaj Gjykatës Speciale, gjatë kësaj interviste thotë se janë sjellë në mënyrë shumë korrekte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori