Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka quajtur skandaloze dhe të papërgjegjshme deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, lidhur me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.
“Sot dëgjuam jo veç deklarata të papërgjegjshme, por pothuajse secila deklaratë kishte një skandal brenda. Si mund të deklaroni si Ministër i Punëve të Brendshme, se atje qytetarët nuk janë të rrezikuar apo të shqetësuar apo akoma më skandaloze deklarata se situata është e qetë dhe nuk ka reagime të banorëve. Thua se ju problemin kryesor e keni shqetësimin e banorëve e jo futjen e forcave serbe në Kosovë”, ka thënë Selimi.
Selimi e ka pyetur Veliun nëse e di se ku i ka kufijtë Kosova, derisa e ka quajtur atë të paaftë dhe të papërgjegjshëm.
“Me aq sa dëgjuam, a do të thotë që Karaçeva si fshat i Kamenicës është Kosovë apo s’është. Sepse me aq sa pamë Policia nuk shkon. A ka shtet në Karaçevë. A është Karaçeva Kosovë a jo, dhe nëse është pse Policia e Kosovës nuk patrullon atje. A e din ku i ka kufijtë Kosova, meqenëse asnjëherë nuk iu referuat si kufi shtetëror. Herë iu referuat si vijë administrative, herë si vend i kontestuar e herë si kufi që nuk ekziston?”, ka deklaruar Selimi, përcjell KP.
Deputeti i VV-së tutje e ka përmendur edhe shkarkimin e Veliut nga ish-kryeministri Albin Kurti, duke i thënë se është shkarkuar për shkak të paaftësisë.
“Për shkak të paaftësisë është shkarkuar, por tash po del që nuk ka kush e shkarkon. Megjithëse edhe kjo punë ka ilaç. Ta shkarkon shefin, sepse së shpejti edhe ti edhe shefi do të shkarkoheni”, ka thënë ai para deputetëve.
Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se kanë pasur disa kërkesa për KFOR’in sa i përket patrullimit të përbashkët me ushtrinë serbe në vijën kufitare.
Veliu ka thënë para deputetëve se kanë kërkuar nga KFOR-i që ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare.
“Kërkuam që sipas mundësive, ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare, si dhe që mundësisht të koordinohemi paraprakisht për aksione të tilla”, ka thënë ai, duke shtuar se në ditën kur janë filmuar pamjet, shmangia nga vija kufitare kishte ndodhur për shkak të reshurave.
“Gjatë këtyre aksioneve mund të ndodhë edhe shmangja nga vija e kufirit, si atë ditë që kishte pasur të reshura”, ka thënë ai.
“U potencua edhe bërja e gabimeve njerëzore. Shiu kishte krijuar përshtypjen se në atë ditë mashtronte vetëm një ushtri, ajo serbe, kur në fakt të pranishëm ishin edhe KFOR’i. këto patrullime ndodhin një muaj më herët dhe gjatë muajit ndodhin 25 të tilla, dhe një numër përafërsisht i njëjtë me palën kosovare”, shtoi Veliu.
Në fillim të muajit gusht të këtij viti, banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës janë shprehur tejet të brengosur, për faktin se nëpër parkingun e një restoranti të këtij fshati janë parë dhe filmuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe duke kaluar.
Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu në lidhje me këtë incident, i cili nxiti reagime të shumta dhe shqetësim të banorëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Moti i keq, kapiteneria e portit të Vlorës pezullon lundrimin për tre ditë

Siljanovska-Davkova në Baku: Të ofrojmë perspektiva për interesin e përbashkët – paqe të qëndrueshme

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker