LAJMI I FUNDIT:

Selimi akuzon dhe fyen Hashim Thaçin, Isa Mustafën e sidomos Kadri Veselin (Video)

Selimi akuzon dhe fyen Hashim Thaçin, Isa Mustafën e sidomos Kadri Veselin (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi, ka reaguar ndaj deklaratave të të parit të vendit, Hashim Thaçit, në lidhje me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Selimi, në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, ka thënë se Thaçi më veprimet e tij po bëhet president i malazezëve, derisa të parin e Kuvendit e ka quajtur sherrbudallë.


Deputeti i VV-së nuk ka kursyer kritika as për shefin e Qeverisë, Isa Mustafa, të cilin e ka cilësuar si oportunist.

Selimi ka theksuar se udhëheqësit e institucioneve të vendit po i mbrojnë interesat e Malit e Zi, dhe po ia falin tokën tonë këtij shteti.

Ai ka theksuar se tre liderët e vendit, po i bëjnë presione të mëdha këtij vendi, duke shtuar se “këta njerëz po vazhdojnë të jenë të ashpër në mbrojtje të vendeve fqinje, sikurse është Serbia e Mali i Zi, e që historikisht këto vende janë rritur me tokat tona”.

Sipas tij, këta njerëz po marrin hapa të rrezikshëm për vendin.

Selimi ka thëne se kreu i Kuvendit nuk është shef i tij që të vendosë për pushimet e deputetëve dhe “ai nuk mundet që t’i caktojë detyrat e deputetëve”.

“Ai e ka detyrën vetëm t’i moderojë seancat e Kuvendit. Madje, Veseli ka nevojë që të shkojë te logopedi”, ka shtuar ai.

E, sa i përket lagjeve të cilat po bahen prej serbëve në veri, Selimi ka thëne se ato janë të kohës se Millosheviqit dhe se të tilla lagje kanë ekzistuar edhe në Junik, Baballoq, Lumbardh etj.

Kurse, sa i përket marrëveshjes për Asociacionin, deputeti i VV-së ka theksuar se pikërisht këto dukuri po tregojnë qartë se ky proces është shumë i dëmshëm dhe i rrezikshëm për vendin

Selimi thotë se duhet me forcë që t’i ndalojë këto ndërtime, që janë të kundërligjshme. Ndërsa, shton se kjo Qeveri nuk meriton që të mbrohet e as të shkarkohet, por që të rrëzohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori