LAJMI I FUNDIT:

Selim Pacolli nuk do të garojë për kryetar të Prishtinës, KQZ nuk e certifikon kandidaturën e tij

Selim Pacolli nuk do të garojë për kryetar të Prishtinës, KQZ nuk e certifikon kandidaturën e tij

Selim Pacolli nga AKR nuk do të garojë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 17 tetorit, kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar kandidaturën e tij, bazuar në një aktvendim të vitit 2019, pasi ai kishte bërë deklarimin e pasurisë 48 orë pas afatit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pacolli, përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur këtë vendim arbitrat dhe të palogjikshëm

“Sapo mora lajmin se KQZ nuk do ta certifikoj kandidaturën time për kryetar të Prishtinës.”


“Kjo si pasojë e një aktvendimi të vitit 2019, unë kam bërë deklarimin e pasurisë 48 orë pas përfundimit të afatit ligjor për deklarim, (përfshirë ditët e vikendit)”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeto Telegrafi.

“Me saktë, afati ishte të Premten, ndërsa deklarimi të Hënën, në orën 8 të mëngjesit në prezencën time fizike. Kjo vonesë ka ndodhë si pasojë e udhëtimit tim për çështje shëndetësore jashtë vendit.”

Ai e ka komentuar vendimin sit ë palogjikshëm, megjithatë ka thënë se do ta respektojë.

“Edhe pse në esencë ky është një vendim arbitrar dhe i palogjikshëm, vendimet e gjyqësorit janë të shenjta dhe të padiskutueshme.”

“U betohem që edhe pse nuk do të jem zyrtarisht kandidat për kryetar të Prishtinës, dëshira dhe angazhimi im për qytetarët e Prishtinës është edhe më i madh. Unë do të ju qëndroj besnik dhe do ti mbështes ne cdo hap të gjithë kandidatët e listës sonë për kuvendin komunal, e në veçanti kandidatin e subjektit tim AKR për kryetar të Prishtinës”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori