LAJMI I FUNDIT:

Selës, kuvendi i partisë i jep të drejtën për të përpiluar listat

Selës, kuvendi i partisë i jep të drejtën për të përpiluar listat

Sot Aleanca për Shqiptarët mbajti kuvendin e saj në prag të zgjedhjeve, ku në mënyrë unanime i miratuan propozimet për kandidatët për deputetë.

“Aleanca për Shqiptarët kishte Kuvendin në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit dhe afër afateve për të dorëzuar listat, kështu në mënyrë unanime, me shumicë absolute, Kuvendi Qendror miratoi propozimet të cilat kanë ardhur prej kuvendit të degëve dhe më ngarkoi mua si kryetar partie që të përpiloj listën përfundimtare që duhet të dorëzohet nesër deri në ora 12:00 në Komisionin Shtetëror Zgjedhor”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela./Telegrafi/