LAJMI I FUNDIT:

Sela: Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është anti-kushtetues, Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat deri tani

Sela: Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është anti-kushtetues, Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat deri tani

Fronti Europian sot në selinë e BDI-së në Tetovë ka mbajtur mbledhje, ku kanë diskutuar për çështjet e fundit politike në vend. Ziadin Sela, i cili po ashtu ka marrë pjesë, pas takimit tha se Qeveria nuk duhet të guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani, duke iu referuar iniciativës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese.

Ai deklaroi se ka vend që të debatohet për statusin kushtetues të bashkësive etnike në vend, por jo të shfuqizohen ato që janë arritur deri në këtë periudhë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“U konsultuam për situatën politike, Fronti ka paralajmëruar që Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani. Ka vend për t’u debatuar për statusin juridiko-kushtetues që e gëzojnë bashkësitë etnike në Maqedoni, por kjo nuk do të thotë të shfuqizohen ato që janë bërë deri tani. Kulmi është që Qeveria nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese të realizojë planin e OBRM-PDUKM-së, i cili gjatë fushatës ishte i bazuar në dy shtylla: i pari ishte heqja e emrit të shtetit, gjë që dështoi, e tillë është edhe shfuqizimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve”.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve aspak s’është anti-kushtetues, ndërsa ajo që ekziston është aversioni ndaj gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera. Në këtë mënyrë nuk ndërtohet bashkëjetesa në këtë shtet. Folëm edhe për iniciativën e “rojës të gjuhës”. Qytetarët janë atje dhe me të drejtë e mbrojnë Ligjin për gjuhët. Iu bëjë thirrje qytetarëve që ta mbrojnë gjuhën”, tha Sela.

Ai theksoi se ka shumë vende në BE që kanë përbërje etnike të ngjashme me RMV-në dhe ftoi që ata të merren shembull./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Lajme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori