LAJMI I FUNDIT:

Sela: Kërkojmë zgjedhje për të fituar legjitimitet

Sela: Kërkojmë zgjedhje për të fituar legjitimitet

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela rikonstruimin e Qeverisë e vlerëson si makijazh të lehtë dhe gëlltitje e fjalëve të kryeministrit Zaev për premtimin e dhënë mes dy raundeve në zgjedhjet presidenciale për t’i motivuar shqiptarët të votojnë për kandidatin e partisë së tij.

Ziadin Sela në një intervistë për Alsat tha se nuk është në bisedime me kryeministrin Zaev për t’u bërë pjesë e ekzekutivit.


Aleanca për Shqiptarët kërkon zgjedhje të parakohshme për të fituar, siç tha Sela legjitimitetin tek shqiptarët.

Sela foli edhe për “bombat” e reja të cilat janë publikuar në rrjetet sociale dhe marrjen në pyetje të rinjve që kishin shkruar grafitë.