Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sot është i ftuar në emisionin Click Plus në TV21 ku flet për sfidat e partisë së tij dhe koalicionit ''Aleanca për Shqiptarët'' në periudhën kur në Maqedoni duhet të vendoset për qeverinë e ardhshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Sela në fillim të emisionit për platformën e partive shqiptare ka thënë ''Po ka pasur debat rreth pikave që do të përfshihen. Kam edhe unë vërejtje për këtë platformë por ne nuk e kemi marr verdiktin e popullit.''

''Ahmeti gabon që shqetësohet për palën maqedonase. Ne si shqiptarë nuk kemi çka humbim.''

''Nuk presim që ta pranojë dikush deklaratën tonë. E kemi nënshkruar që mos shkojmë në zgjedhje të reja dhe të zgjidhur domosdoshmëritë e qytetarëve shqiptarë.''

''Gruevski duhet të kërkojë falje publike dhe pastaj do shohim.''

''Nëse ne do t'i kishim 10 deputetë, punët ndryshe do të ishin. Shumë gjëra do të qartësoheshin.''/Telegrafi/