LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen pasurit e ish-kryeprokurorit Llalla

Sekuestrohen pasurit e ish-kryeprokurorit  Llalla

Pasi i shpëtoi Vettingut nëpërmjet dorëheqjes, ish-Kryeprokurori i Shqipërisë, duket se nuk i ka shpëtuar institucionit që kishte nën varësi kur ishte në detyrë, Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Me kërkesë të kësaj të fundit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vënë nën sekuestro preventive pasuri të paluajtshme në emër të ish-Kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla me vlerë mbi 800 mijë euro.


Mes pasurive të sekuestruara është një apartament në qytetin e Durrësit dhe mbi 22 mijë metra katrore tokë are në Tiranë.

Këto sekuestro, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë vendosur si garanci në lidhje me hetimin që ka nisur ndaj Kryeprokurorit Llalla, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë.

Fillimisht, hetimet ndaj Llallës nisën kryesisht nga prokuroria e Durrësit, pas dyshimeve se nuk kishte deklaruar të gjitha pasuritë e paluajtshme që dispononte. Më pas, hetimi u transferua tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim edhe me policinë, u kërkoi gjykatës të sekuestronte pasuritë e Llallës, si garanci për hetimin që ka nisur.

Ndërkohë, vetë ish-Kryeprokurori Adriatik llalla, që pas dorëheqjes është larguar nga vendi. Ai nuk u paraqit as në Komisionin e Apelit, ku komisioneri publik kërkoi që Llalla të kalonte në Vetting edhe pse kishte dhënë dorëheqjen nga sistemi.

Burimet flasin se Adriatik Llalla po qëndron në Gjermani, duke iu shmangur hetimeve që kanë nisur ndaj tij. Ndërsa para Vettingut, avokati i Llallës paraqiti një dokument që tregonte se Llalla fliste nga Turqia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori