Sektori bankar në Kosovë ka përmbyllur konferencën vjetore në të cilën u diskutua mbi të arriturat e sektorit për vitin 2018 dhe për mundësitë dhe perspektivën e vitit të ardhshëm. Në hapje të konferencës, kryetari i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ilir Aliu, njëherë kryeshef ekzekutiv i ProCredit Bank Kosovo, prezantoi një përmbledhje të performances së sektorit ku potencoi rritjen e vazhdueshme të kredive dhe depozitave në Kosovë. Ai tha se kreditimi në Kosovë në vitin 2018 ishte zgjeruar me një ritëm shumë të mirë respektivisht rreth 11.5 për qind.
Aliu potencoi edhe rritjen në kredimin e sektorit prodhues që ka arritur në 210 milionë euro. Gjithashtu, u prezantua edhe stabiliteti financiar dhe performanca e portfolios kreditore, ku kreditë joperformuese shënuan 2.8 për qind si një indikator i rëndësishëm. Ai falënderoi edhe të gjithë fuqinë punëtore të sektorit bankar të cilët po kontribuojnë që sektori bankar të ketë këtë performancë dhe stabilitet dhe njëkohësisht shprehi nevojën për më shumë siguri në sektorin bankar si për stafin ashtu edhe për klientët pasi që këtë vit kishte një numër të shtuar të grabitjeve të bankave.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, shprehu mirënjohjen e tij për organizimin e kësaj konference nga Shoqata e Bankave dhe për bashkëpunimin e ngushtë me sektorin. Ai theksoi rëndësinë që ka sektori bankar në zhvillimin ekonomik të vendit duke potencuar indikatorët kryesorë dhe duke ju referuar fushave specifike ku mund të bëhet edhe më shumë si në aspektin rregullativ ashtu edhe në aspektin e përmirësimit të kushteve të kreditimit.
“Standardet më të lehtësuara kreditore dhe zvogëlimi i normave të interesit në kredi kanë shërbyer si stimuj të rëndësishëm për rritjen e kërkesës për kredi, duke rezultuar në një rritje vjetore të kredive prej 11.6 për qind në muajin tetor të këtij viti. Në tetor 2018, norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.6 për qind, që paraqet një përmirësim shumë të madh në krahasim me një periudhë jo shumë të largët”, deklaroi Mehmeti.
Gjithashtu u prezantua një pasqyrë e përformancës së sektorit banker të Kosovës në raport me vendet e Evropës Juglindore të cilën e prezantoni nënkryetari i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Robert Wright, njëherë kryeshef ekzekutiv i Raiffeisen Bank Kosovo. Ai paraqiti të dhënat e fundit të cilat tregojnë se Kosova në shumë aspekte qëndron më mire se rajoni, si në kreditë joperformuese ashtu edhe në normat të interesit për kredi si dhe në sistemet e pagesave. Megjithatë, u paraqitë edhe nevoja që të rritet përdorimi i kartelave bankare në Kosovë dhe të reduktohet paraja e gatshme e cila ndërlidhet edhe me nivelin e lartë të ekonomisë joformale.
Në këtë konferencë u organizua edhe një diskutim në panel i udhëhequr nga Eriola Bibolli, zëvendëskryeshefe ekzekutive e ProCredit Bank Kosovo. Në panel gjithashtu kontribuuan Sokol Havolli, zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Ruud Vermeulen, përfaqësues resident i FMN-së në Kosovë, Ahmet Ismajli, drejtor i Thesarit të Kosovës, Rinor Gjonbalaj, kryetar i Bordit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.
Në përmbyllje, Petrit Balija, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në këtë konferencë, sponsorët e konferencës respektivisht bankat komerciale, dhe njëkohësisht shprehu një mirënjohje për organizatën EFSE (Finance in Motion) të cilët kishin sponsorizuar publikimin e revistës “The Kosovo Banker”, të cilën e publikuan dhe shpërndanë në konferencë në kuadër të temës financimi i zhvillimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe