LAJMI I FUNDIT:

Seks në luftë me gjermanin: “Kurvëritë” në Brigadën e Parë Sulmuese Partizane (Foto)

Seks në luftë me gjermanin: “Kurvëritë” në Brigadën e Parë Sulmuese Partizane (Foto)

Një letër e partizanes me pseudonimin “Furtuna”, të cilin e mbante Naxhie Duma, mbërriti pranë Shtabit të Përgjithshëm të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, , në vjeshtën e vitit 1943. Ajo paraqet imoralitetin që kishte pushtuar brigadën, ku infermieret partizane, kuzhinieret e krerët e batalioneve ishin ngatërruar mes tyre në marrëdhënie imoraliteti, duke u kthyer në pengesë për mbarëvajtjen e planeve të luftës. Letra, të cilën mund ta lexoni më poshtë, pasqyron lidhjet me emra e mbiemra dhe situatën e vështirë që ishte krijuar në atë brigadë.

“Në kohët e fundit është vënë re një shkarje e fortë nga vija e moralit. Me dhimbje ju them se puna paraqitet deri diku serioze. Eleni P. e fejuar legalisht pas shumë peripecirash me Theodhoraq S., ka bërë pjesë në një grup të partisë. Mbasi dolli në ilegalitet shkoi të shërbejë pranë një infermierie sefte në Shën Prodhron e më vonë në Kushovë. Atje ngatërrohet me një infermier dhe ky grupist. Puna shkon përherë duke u trashur deri sa zonjusha e harron Thofin e jeton pranë këtij të dytit.
Tash kjo gjë është marrë vesh në tërë fshatin, ku ish ajo, pse s’kish mbetur njeri pa parë ndonjë skenë. Nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse ta fluturojmë jashtë organizatës.

Por kjo ka qënë shumë e zgjuar, e ndjeu që larg gabimin e saj e për të pasur një shtyllë ku mbështetej i afrohet Nexhipit dhe ay pa një pa dy bie në kurth të sajë. Këtë punë ajo e ka bërë me plot koshiencë, pse ka menduar se kjo do të ish e vetmja rrugë shpëtimi për të.


Nexhipi ka shkelur në dërrasë të kalbur se këtë mes shoku i dinte mirë konditat e asaj e ka qënë ky ay që ka tentuar mbas atyre që thotë Eleni. S’mjafton kaqë për Nexhipin. Ay shok përherë nuk ka qënë korrekt në këtë pikë. Në shtab kishte gjithmonë të prefereuarën e tij që një herë bëhej sekretare private si Dhimitra, një herë tjetër infermiere si Petrina Sh. e herë tjetër si guzhiniere e ku di unë… Këto të gjitha janë parë keq prej kujtdo. Eleni P. do të kërkojë me insistim që masat të merren të njëllojta edhe karshi Nexhipi.

Tjetër histori. Petrina Sh. dhe kjo infermiere dhe e fejuar dhe Nesti Nasen ngatërrohet keqas me Arzen L. Në një mënyrë të bujshme kasolleve dhe ferrave. Arseni anëtar partie e kjo e re komuniste. Dhora L. dhe kjo një tip me nerva të shkatërruara i vihet mbrapa Jorgo P. lë punën e bëhet lojë e të gjithë fshatarëve. Të gjithë këto hidhen jashtë organizatave”! (sic.), thuhej në letër. /27.al/

furtuna1 furtuna2 furtuna3

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori