LAJMI I FUNDIT:

Sekreti për ta kryer punën brenda orarit, pa pasur nevojë të punoni ekstra

Sekreti për ta kryer punën brenda orarit, pa pasur nevojë të punoni ekstra

Nëse filloni punën në 9 të mëngjesit dhe nuk e keni përfunduar detyrën deri në ora 17:00, atëherë çfarë mund të bëni tjetër pos të punoni më gjatë?

Mund t’ju duket sikurse nuk keni zgjidhje tjetër, por ju mund të bëni shumë më shumë duke e përmirësuar kualitetin e atyre orëve të punës.


Siç tregon Benjamin P. Hardy për Medium, shumica njerëzve që punojnë 8 orë në ditë, me siguri se nuk janë duke punuar aq shumë gjatë atyre orëve. Ka kohë ku i kalojnë në Facebook, shpërqendrohen nga bisedat me kolegët, humbin kohë duke pirë kafe etj.

Por, më mirë se t’i shtoni vetes orë shtesë në orar të punës, është që ta përmirëson kualitetin e punës gjatë orarit që e keni duke i shmangur gjërat e panevojshme të cilat ua marrin kohën e çmueshme. /Telegrafi/