LAJMI I FUNDIT:

Sekretet e modës të Princeshës Diana: Ka përdorur truqe nga të cilat sot po mësojmë! (Foto)

Sekretet e modës të Princeshës Diana: Ka përdorur truqe nga të cilat sot po mësojmë! (Foto)

Ndjenja e saj për modën influencon dhe parashikon sa që në tërësi është aktuale edhe sot e kësaj dite – akoma është në vend të parë në inspirimin e femrave në gjithë botën.

Na është i njohur fakti që Princesha Diana ka qenë dhe ka mbetur ikonë e stilit për të cilin është kujdesur me dashuri të posaçme ndaj dorezave, fundeve elegante dhe detajeve, si edhe ndaj flokëve të shkurtra.

Jo vetëm që ka demonstruar se si duhet të vishet një princeshë në një ballo, duke veshur kreacione interesante të disenjatorëve të famshëm të atëhershëm, si vendorë ashtu edhe të huaj (e para ka thyer protokollin mbretëror, duke veshur rroba të kreatorëve të huaj), por ndër të parat ka treguar dukje relaksuese të princeshës në paraqitjet e çdoditshme.

Mirëpo, disa nga momentet më të mira stilistike mbase kanë qenë edhe ato të cilave së paku deri tani nuk u kemi kushtuar kujdes – detajet e imëta të cilat kanë qenë të fshehura me aksesorë mbresëlënës, transmeton Telegrafi.

1. Syzet

Sa është e njohur, princesha nuk ka bartur syze për të parë, mirëpo kjo fotografi flet se po… Pra, në emër të modës!

2. Çorapet me ngjyra

Diana e paprekshme ka qenë njëra ndër damat e rralla, e cila ka mbathur çorape vetëm ngjyrë të zezë ose të gështenjtë, por edhe në këtë detaj e ka futur ngjyrën. Si i është kundërvënë Dajana traditës mbretërore: E vërteta për frizurën e guximshme të princeshës!

3. Doreza të ndryshme

Një rast solemn, bukuroshja Di, me fustan të mrekullueshëm balloje dhe dy ngjyra të ndryshme të dorezave – e kuqja dhe e zeza. Vërtet elegante! Në rastin e parë që do të na jepet këto patjetër duhet ta provojmë. Princesha Diana vazhdimisht ka thyer njërën dhe të vetmen rregull mbretërore: Femra e cila ka pasur shpirt!

4. Alajner i kaltër dhe maskarë

A post shared by Jennifer (@ladydianafan) on Sep 8, 2017 at 9:54pm PDT

Ajo është edhe ikonë e bukurisë e cila ka përdorur truk të thjeshtë! Maskarë, alajner ose hijesim ngjyrë të kaltër, një trini e cila mrekullisht i është përshtatur syve të saj.

5. Kravata-flutur

Lidhet me rrobat e meshkujve, këmishë të bardhë për raste ekskluzivisht solemne dhe festive. Mirëpo në rastin e saj kravata-flutur merr ton të veçantë, shumë femërore dhe elegante. Princesha Diana, damë në çdo rast: Është zbuluar përse e ka mbajtur çantën e vogël gjithmonë pranë vetes!

6. Qaforja legjendare D

Jo, nuk ka bartur e para Carrie Bradshaw qafore të këtillë. Para shumë kohësh, këtë pjesë intime të stolisë e ka bartur Diana Spenser kur ishte akoma tinejxhere. Është rritur e vetme, i kanë thënë që ishte kokëtrashe: Parandjenja e ka përcaktuar jetën e Princeshës Diana!

7. Inxhitë

Notë dukjeve solemne u japin inxhitë, mirëpo, në rastin e Princeshës Diana, kur varen në shpinë. Detaj i cili në shpinën lakuriq shton efektin femëror. /Telegrafi/