LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Ukrainës, ka një porosi për Medvedevin: Gjej një bunker ku do të fshihesh

Sekretari i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Ukrainës, ka një porosi për Medvedevin: Gjej një bunker ku do të fshihesh

Oleksiy Danilov, Sekretar i Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen e Ukrainës, i është përgjigjur kërcënimeve të aleatit të Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev.

Ai pati një porosi të shkurtër për ish-presidentin rus, të cilin e këshilloi që të gjej një bunker për t’u fshehur, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që Medvedev kishte kërcënuar Kievin – duke theksuar se “është vetëm fillimi dhe se pason ultimatumi për ukrainasit”.

Ukrainasit pretendojnë se kanë zënë aq shumë rob lufte, sa që nuk po kanë hapësirë të mjaftueshme për ti “akomoduar”
Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se kanë zënë aq shumë rob lufte, sa që nuk po kanë hapësirë të mjaftueshme për ti “akomoduar”

E pas këtyre deklaratave të “kukullës” së Putinit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk është i gatshëm të diskutojë me Moskën, pasi pala ruse ka vënë ultimatume.

“Medvedev nuk do të duhej të mendonte për Ukrainën, por për shtetin siç është Koreja e Veriut dhe bunkerin ku do të duhej të fshihej. Le të ndalet së shkruari ‘rusia’ me shkronjë të madhe dhe të pajtohet me faktin se ‘nuk jemi tërhequr’”, ka shkruar Danilov në Twitter.

Ndryshe kundërofensiva ukrainase ka filluar të japë efektet e para – madje trupat ruse kanë filluar të tërhiqen nga shumë rajone që i kishin okupuar nga fillimi i luftës në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori