Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio po planifikon një vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor më vonë këtë vit, ka njoftuar ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.
Njoftimi u bë pas një diskutimi të shkurtër por thelbësor mes dy zyrtarëve gjatë ditës së parë të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, përcjell Telegrafi.
“Një bisedë e shkurtër, por kuptimplotë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio. Ne do ta vazhdojmë bisedën në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ai e konfirmoi për këtë vit”, tha Ibrahimoviq në X.
Kratak ali sadržajan razgovor o aktuelnim bilateralnim i regionalnim temama, koji sam sa državnim sekretarom Sjedinjenih Američkih Država Markom Rubiom imao na NATO ministarskom sastanku u Briselu, nastavićemo u Podgorici prilikom njegove posjete Crnoj Gori i regiji, koju mi je… pic.twitter.com/t85no98MlV
— Ervin Ibrahimovic (@ErvinIbrahimov1) April 4, 2025
Ministria e Jashtme malazeze theksoi se vizita do të shërbejë si një mundësi e re për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të riafirmuar aleancën e fortë strategjike midis SHBA-së dhe Malit të Zi, veçanërisht përballë sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Bëhet e ditur se gjatë takimit të NATO-s, Rubio nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes.
Ai u bëri thirrje të 32 vendeve anëtare të NATO-s që të angazhohen për forcimin e kapaciteteve të tyre ushtarake.
Standardi aktual minimal i shpenzimeve të mbrojtjes qëndron në 2% të GDP-së, por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u ka kërkuar aleatëve ta rrisin atë në të paktën 3.7%, duke u përputhur me propozimet e kaluara nga administrata Trump, e cila dikur sugjeronte një minimum prej 5%.
Ndryshe, Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga viti 2017 dhe mbetet një partner kyç i SHBA-së në stabilitetin rajonal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të shtëna në një shkollë në Dallas, të paktën një i plagosur

Serbisë do t’i bllokohet procesi anëtarësimit në BE nëse Vuçiq merr pjesë në paradën e organizuar nga Putini

Pasi ia pezulloi fondet prej 2.2 miliardë dollarëve, Trump kërcënon me masa tjera Universitetin e Harvardit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?