Deputeti që vepron në kuadër në grupit parlamentar të LDK-së, Korab Sejdiu ka deklaruar se zgjedhjet në Kosovë janë zgjidhje e bllokadës.
“Edhe pse kanë kosto financiare, dhe është e lodhshme të shkohet në zgjedhjet e shpeshta, edhe unë mendoj si shumica e deputetëve opozitarë se zgjedhjet janë zgjidhje. Fatkeqësisht ato janë e keqja më e mirë”.
Ai në “Dossier D” në RTV Dukagjini është shprehur kritik ndaj një pjese të opozitës të cilët po i krijojnë kuorumin qeverisë në Kuvendin e Kosovës.
“Sikur opozita të ishte e konsoliduar dhe bojkoti të ishte gjithëpërfshirës, atëherë asnjë vendim nuk do të mund të kalonte në Kuvend, dhe pas dy-tre muajsh vendi do të shkonte në zgjedhje”.
Duke folur për bisedimet me Serbinë, Sejdiu ka thënë se ekipi i formuar për dialog është një fasadë e krijuar nga Thaçi.
“Çfarëdo bisedime që do të bëhen me Serbinë, do të duheshin zhvilluar nga një qeveri legjitime që do të dalë pas zgjedhjeve, por opozita duhet të vazhdojë edhe me aksione tjera pos bojkotit”.
Deputeti opozitar ka thënë se pozicioni i tij politik për momentin mbetet në shërbim të opozitës, dhe se ende nuk ka vendosur për të ardhmen politike, por ai mendjen e ka të ndarë në rast të një koalicioni të mundshëm LDK-VV.
“Synimi im aktual është forcimi i opozitës. Jemi duke punuar që të formojmë një koalicion ndërmjet LDK dhe Vetëvendosjes”, tha ai, duke shtuar se ka lëvizje pozitive në këtë drejtim.
“Shpresa e vetme për ditë më të mira është formimi i një blloku mes këtyre dy partive që do ta formonin një qeveri legjitime”.
Ish-aktivisti i diasporës ka thënë se ka një iniciativë për ndryshimin e ligjit zgjedhor në mënyrë që diasporës kosovare t’i mundësohet votimi në ambasada apo konsullata.
“Votimi me postë e kemi parë që nuk ka qenë funksional, prandaj ne kemi menduar të iniciojmë disa ndryshime që tu mundësohet votimi i qytetarëve tanë nga diaspora”.
Duke folur për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri, Sejdiu ka thënë se dje ka filluar procesi i formimit të ushtrisë.
“Do të filloj puna e mundimshme e transformimit të FSK-së në ushtri. Është një periudhë disa vjeçare, dhe mund të shkojë deri në 10 vite deri në formimin e kapaciteteve të plota”, tha ai.
“Formimi i ushtrisë po bëhet edhe më i vështirë, kur kemi parasysh se ekziston një qeveri që po e falimenton shtetin. Me këto keqpërdorime të parasë publike që po bëhen nuk e di a do të kemi mundësi edhe kapacitet financiar me u ble edhe çorape kësaj ushtrisë që e kemi e lëre me armë të rënda”, deklaroi ndër të tjera Sejdiu./Telegrafi/
Sejdiu: Me këto shpenzime buxhetore që i kemi, s'do kemi mundësi as çorape të blejmë për ushtri e jo armë të rënda
Publiée par DossierD – RTV Dukagjini sur Vendredi 19 octobre 2018
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë