LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Vettingu është i domosdoshëm, duhet bërë pastrimi i drejtësisë (Video)

Sejdiu: Vettingu është i domosdoshëm, duhet bërë pastrimi i drejtësisë (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Duke komentuar listën e fryrë të veteranëve dhe letrën e dorëheqjes të ish prokurorit Elez Blakaj, Sejdiu ka thënë se vettingu është i domosdoshëm.

“Si PSD para dhjetë ditësh në konferencë për media kemi dalë me kërkesë për vetting. Vettingu është i domosdoshëm, duhet bërë pastrimi i drejtësisë, pa vetting sistemi prokurorial dhe i gjyqësisë nuk mund të ecë përpara”, ka thënë Sejdiu.


Ai ka thënë se protestat e shoqërisë civile janë e drejtë demokratike dhe se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë për çdo gjë që ata e konsiderojnë si të dëmshme për mirëqenien e tyre.

Sejdiu ka thënë se gjuha e kryeministrit Ramush Haradinaj e përdorur në drejtim të Blakajt, është e papranueshme dhe se për këtë kanë kërkuar largimin e sa më shpejt të kësaj qeverie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori