Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mbajtur fjalim për njohjen diplomatike të Kosovës, në Konferencën e Katërt të Ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë.
Sejdiu ka vlerësuar punën e ministrisë dhe shërbimit të jashtëm në proceset e Kosovës si shtet i ri. “Dua ta falënderoj ministrinë e Jashtme dhe shërbimin e jashtëm të Kosovës që me punën e tyre të përditshme po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht nëpër botë. Rritja e numrit të njohjeve dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e rajonale janë arritje të mëdha për Kosovën për një kohë kaq të shkurtër dhe rrethanat e vështira që ka pasur”, ka thënë Sejdiu, raporton “Epoka e re”.
Ish-presidenti Sejdiu ka folur edhe për përvojën e tij në përgatitjet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, hapjen e misioneve të para diplomatike dhe angazhimin rreth njohjeve të para për Republikën e Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251