Sejdiu: ‘Kosova e Re’ shtrenjton rrymën dhe do të kushtoj 4.5 miliardë euro që të ndërtohet
Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” ishte pikë e nxehtë e debatit parlamentar ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit të PSD-së Dardan Sejdiu.
Në vazhdimin e seancës u mbajt interpelanca e kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për projektin e termocentralit “Kosova e Re”.
Propozuesi i interpelancës Dardan Sejdiu nga PSD, ka thënë se oferta për Kosovën e Re ka sjell kompaninë “Contur Global” si pjesë e dytë e një konsorcium që ka aplikuar.
Sipas tij, termocentrali i ri po ndërtohet pa vlerësim të ndikimit në mjedis apo analizën e ndikimit social. Ai ka shtuar se kontrata e nënshkruar ka 8 marrëveshje, të gjitha në gjuhën angleze që ende nuk janë përkthyer, ndonëse marrëveshja është nënshkruar në dhjetor 2017.
Ai tha se kostoja e synuar e këtij termocentrali është 1.3 miliard euro, ndërsa çelësi me të cilin do të ndërtohet ky termocentral është 70 për qind kredi, 30 për qind ekuitet. Me këtë ai tha se kësaj kompanie i garantohet kthim i brendshëm i ekuitetit në vlerë prej 18.5 për qind.
Sejdiu tërhoqi vërejtjen se me këtë ekuitet kostoja e ndërtimit fillimisht nuk do të jetë 1.3 miliard euro, por shumë më tepër. Po ashtu sipas tij, ndërtimi i këtij termocentrali do të ketë implikime negative të çmimit të energjisë.
“Qeveria do t’i ketë dy mundësi, dallimin në çmim, prej diku 35 euro për megavat orë që ia garantojmë “Contour Global” dhe çmimit të tregut, ose në buxhet në faturë, sepse s’ka ku tjetër. Pra, ose faturat do të ngritën për 60 për qind ose qeveria nga buxheti i taksave do t’i paguajë… Përvec këtyre, përkrahja shtetërore në lirimin e Contour Global nga TVSh, dogana, falja e tokës për ndërtim, marrëveshja për furnizim me thëngjill, marrëveshja për cilësi të ujit, të gjitha këto janë barrë dhe rreziqe publike. Ne kemi nënshkruar marrëveshje të këtillë. I garantojmë çmim prej 80 euro në megavat orë, garantojmë thëngjill për 20 vjet të një cilësie të caktuar, i garantojmë që ne do t’ia hapim mihjen dhe kjo ka kosto prej 300 milionë euro dhe krejt kjo përkthehet në fund me një kosto prej mbi 4.5 miliardë euro për 450 megavat energji elektrike”, ka thënë Sejdiu.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj Sejdiut duke thënë se ka shumë gjëra të pasakta dhe të pavërteta nga prezantimi i deputetit për Kosovën Re.
“Me thënë të drejtën, ka shumë të pasakta dhe të pavërteta në prezantimin e juaj. Për shembull, po ju marr do elemente shumë të thjeshta. Ju po thoni ne ju sigurojmë ujë dhe qymyr, veç po ju pyes juve, a ia falim, a ia shesim si Kosovë? Çdo produkt në treg, çka të blejsh, për shembull, ky ujë i ka do parametra kur ta qitësh në treg. Ne shesim produkt tonin dikujt në Kosovë, edhe marrim para si Kosovë. Shesim qymyr, marrim tani më prej qymyrit dhe ujit. Nëse ky është problem se duhet me ia garantuar, atëherë edhe prodhuesi i ujit ose kushdo qoftë, edhe ai e ka dhënë një parametër për treg. Tjetër, ju po thoni me i ndal këta e me ia nis me njëfarë projekti shoqëror. A nuk pe sheh që kemi dështuar me këso farë organizatash shoqërore të menaxhimit publik deri në fund, deri në pus. Edhe ku po i gjen ti ata kapacitete apo njerëz profesionalë që ne me ndërtuar termocentrale”, ka thënë Haradinaj. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre