LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu kërkon zbardhjen e sulmit ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Sejdiu kërkon zbardhjen e sulmit ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, e ka quajtur akt qyqar dhe të papranueshëm sulmin ndaj gruas së Blerand Stavilecit dhe ka kërkuar që organet e drejtësisë ta hetojnë këtë rast.

Aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, prandaj  sipas Sejdiut organet e rendit dhe drejtësisë duhet urgjentisht të hetojnë këtë rast dhe të nxjerrin ata që qëndrojnë prapa tij.

Postimi i plotë i Sejdiut:


“Sulmi ndaj gruas së Blerand Stavilecit është akt qyqar e i papranueshëm. Aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, prandaj organet e rendit dhe drejtësisë duhet urgjentisht të hetojnë këtë rast dhe të nxjerrin ata që qëndrojnë prapa tij.

Në anën tjetër, janë për keqardhje deklaratat e zyrtarëve të lartë të PDK’së që pa asnjë fakt akuzojnë VETËVENDOSJE!-n në lidhje me këtë rast, duke ndërhyrë në punën e organeve kompetente, që do të duhej sa më parë ta zbardhnin këtë akt kriminal. Ngutia e PDK’së për të akuzuar aktivistët e VV’së nuk përbën vetëm papjekuri të skajshme politike, por edhe lë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme qëllimkëqija, çka me siguri se nuk do të përbënte risi.

Ne ftojmë Policinë dhe Prokurorinë që sa më parë të gjejnë fajtorët dhe t’i vënë para përgjegjësisë, kurse ftojmë PDK-në që t’i japë fund akuzave të pabaza dhe tendencave për të nxitur konflikt në shoqërinë tonë”, ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori