LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Dorëheqja e Isa Mustafës është me ‘bisht’, LDK pësoi nokaut

Sejdiu: Dorëheqja e Isa Mustafës është me ‘bisht’, LDK pësoi nokaut

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka komentuar humbjen e thellë të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Reklama

Ai ka thënë se nuk ka shumë shpjegim për dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Kryesisë së LDK-së.

“Është një temë që kërkon trajtim të thellë. Çështjet që ua kam adresuar që 11 vjet, kanë qenë të rëndësishme e që LDK-ja me këtë lidership nuk i ka kushtuar kujdes. Është e dhimbshme kjo që ka ndodh me LDK-në”, ka thënë Sejdiu në RTK.

Ai e ka quajtur “me bisht” dorëheqjen e Isa Mustafës pas debaklit të 14 shkurtit që e renditën këtë parti të tretën me mbi 13 për qind të votave, rezultati më i dobët ndonjëherë.

“Është dorëheqje me bisht, sepse i treti, i katërti nuk e çmojnë që të jetë përgjegjësia e të gjithëve. Duhet të jetë barrë e secilit në kryesi për këtë që ka ndodh në LDK. Ka qenë një kohë që personalisht kam kërkuar që njerëzit që kanë pasur humbje, të reflektojnë. Atë nuk e kemi parë të rëndësishme”, ka thënë Sejdiu.

Ai tha se ka shumë çështje që duhet analizuar thellë pasi humbja e së dielës ‘është një tip nokdauni, të cilin e sheh edhe të qytetarët’.

Sejdiu ndërkaq nuk ka dashur të tregojë nëse do të kthehet në krye të LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Lajme
Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Lajme
Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Lajme

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Lajme
Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Lajme
Kalo në kategori