LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Deklaratën e Pavarësisë është dashur ta lexojë Jakup Krasniqi por ka pasur insistime nga Hashim Thaçi

Sejdiu: Deklaratën e Pavarësisë është dashur ta lexojë Jakup Krasniqi por ka pasur insistime nga Hashim Thaçi

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka rrëfyer pse ish-kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Kosovës, e lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovë me 17 shkurt të 2008.

Sejdiu tregon se deklaratën e pavarësisë së Kosovës nuk e ka punuar dhe nuk është rezultat i vetëm një personi.


Ai rrëfen se në të kanë punuar së bashku dhe se rol të madh kanë edhe SHBA-të.

“Tek deklarata, e para deklarata nuk është një dokument që është shkruar nga vetëm një njeri dhe kush e thotë e flet të pa vërtetën. Është hartuar në një fazë më të hershme dhe këtu kanë rol të madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një konsultë ku kanë qenë edhe zotëri Thaçi edhe zotëri Krasniqi dhe me mua ka qenë edhe ministri i jashtëm dhe kemi punuar. Ne më vonë kemi biseduar rreth kësaj. Natyrisht se ka pas ide që ta lexoj unë por ka pas edhe insistime që Thaçi ta marrë”, ka rrëfyer Sejdiu në emisionin ‘Konak të Infokusit.

Presidenti i parë i Republikës së Kosovës thotë se në aspektin profesional është dashur që deklarata e pavarësisë të lexohet nga Jakup Krasniqi që në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Ideja ime ka qenë se këtë duhet ta lexojë Kuvendi sepse është dokument i Kuvendit nuk është dokument as i Hashim Thaçit dhe as i Fatmir Sejdiut. Është një dokument që miratohet nga ata dhe votohet nga ata. Që natyrisht këtë dhe në aspektin profesional flas, kam menduar që do ta bëjë Jakup Krasniqi”, tregon Sejdiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori