LAJMI I FUNDIT:

Seanca për Deharin nuk mbahet më 13 dhjetor, VV kërkon që ajo të mbahet sa më shpejt

Seanca për Deharin nuk mbahet më 13 dhjetor, VV kërkon që ajo të mbahet sa më shpejt

Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka shqyrtuar peticionin me nënshkrimet e qytetarëve për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Kryetarja e këtij Komisioni, Lirie Kajtazi theksoi se është obligim që të shqyrtohet ky peticion më afër 24 mijë nënshkrime, por ajo duke lexuar vendimin e Kryesisë që seanca për rastin Dehari të mbahet më 13 dhjetor, bëri të ditur se në këtë datë do të mungojnë disa deputetë pasi që do të udhëtojnë jashtë vendit.

Por Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje kërkoi që debati të mbahet të premten e kësaj jave ose sa më shpejt që është e mundshme.


Por me shumicë votash u vendos që Kryesia edhe njëherë ta trajtojë çështjen e mbajtjes së seancës për një datë përshtatshme, ngase më 13 dhjetor disa deputetë do të udhëtojnë në Suedi për një vizitë studimore.

Sipas Kajtazit mbajtja e seancës të premten është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se për këtë nevojiten 40 nënshkrime ose kjo duhet të ftohet nga presidenti ose kryeministri i vendit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

Politikë
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

Lajme
Pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Lajme
Nesër vazhdimi i seancës, LVV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Nesër vazhdimi i seancës, LVV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Politikë
Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Lajme
Kalo në kategori