Në Gjykatën Penale sot në Shkup do të vazhdojë gjykimi për lëndët e PSP-së “Trajektorja”, “Trust” dhe “Tarifa”.
Në lëndën “Trajektorja” të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Ljupço Georgievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata dyshohen se në vitin 2012/2013 kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare në procedurën e përzgjedhjes së kompanive për ndërtimin e rrugës Shtip-Ohër.
Seancë gjyqësore duhet të mbahet edhe për lëndën “Trust” në të cilën i dyshuari i parë është afaristi Sead Koçan dhe dy persona tjerë fizik dhe tre juridik. Sipas aktakuzës ata me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tender në ELEM me vlerë prej 17 milionë euro dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për së paku 155 mijë euro.
Në bankën e të akuzuarve duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski, dhe dy persona tjerë, të cilët akuzohen në lëndën “Tarifa”. Ata dyshohen për blerje joligjore të sistemeve softverike për nevojat e ELEM-it me vlerë prej katër milionë euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë