Sot po mbahet seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe e Kuvendit të Shqipërisë. Seanca nisi me himnet e Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas fjalës së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ishte radha e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali për të dhënë fjalimin e radhës.
“Me origjinë jam nga Bregu i Labërisë, kam lindur ne Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni! Jemi një gjak e një gjuhë, një histori e kulturë,” tha Spiropali.
“Kënaqësi e pafund për këtë mbledhje mes dy Kuvendeve, por ka një problem, duhet të ishim më tepër. Me qindra mijëra e jemi pak. Duhet të takohemi të gjithë aq shqiptar sa ka bota. Nuk prish punë se nuk na nxë kjo sallë, na nxënë pllajat e fushat. Për të realizuar hiperbashkimin duhet të presim. Kur nuk kemi pulën hamë një shpend tjetër thotë populli, por edhe ky shpend qenka i shijshëm sot,” tha ajo.
“Në këtë moment historik si kurrë më parë shqiptarët kanë treguar vendosmëri në zhvillimin e shoqërisë. Vetëm 1 çerek shekulli ka mjaftuar të tregojmë c çfarë energjie sjell liria,” tha Spiropali.
“Sot po ngremë në një nivel tjetër atë që etërit tanë e bënë me shumë mund e sakrifica. Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe e anasjelltas. Suksesi i njërës, kusht për tjetrën. Ritmi i njërës kushtëzon edhe tjetrën,” shtoi kryetarja e kuvendit të Shqipërisë.
“Emocion i thellë dhe kënaqësi e pafund sot në këtë mbledhje të përbashkët mes dy Kuvendeve tona. Por ka një problem ne që po takohemi jemi pak, duhet të ishim më tepër, duhet të ishim me mijëra, me qindra mijëra, e prapë pak janë. Duhet të takohemi të gjithë aq sa jemi, aq sa shqiptarë ka bota, me miliona. Aq shqiptarë sa ka bota nuk prishin punë, përkundrazi, nuk prish punë se s’na nxë kjo sallë, ka salla të tjera që na nxënë, janë fushat, pllajat, luginat, ku mund të takohemi, të çmallemi dhe të mirëkuptohemi me njëri-tjetrin. Përmetari ta takojë dhe ta përqafojë prishtinaliun, gjakovari labin, pejanin, mitrovicaliu vlonjatin, e kështu me radhë, derisa toka të dridhet nën këmbët tona, deri sa Zoti të habitet, deri sa Adem Jashari të lëvizë në varr, deri sa bota ta mësojë cilët jemi e çfarë mundemi të bëjmë kur jemi bashkë”, tha Spiropali.
“Halli është se për të arritur deri tek supertakimi, për të realizuar hiperbashkimin duket herët, duhet të presim. Kur s’ke pulën duhet të hash shpend tjetër thotë populli, po doni ju që edhe ky shpend qenka fort i shijshëm në këtë takim”, u shpreh Spiropali.
“Jo rrallë Ballkani ka qenë truall i ankesës dhe popujt e Ballkanit e kanë traditë të hershme që t’i projektojnë dramat dhe pakënaqësitë diku gjetkë si për të gjetur ngushëllim për brengat që historia ka prodhuar pa fund në këtë pjesë të Evropës”, theksoi ajo.
“Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim, por askush nuk mund ta mohojë se në këtë moment historik ku kemi mbërritur si kurrë ndonjëherë më parë, shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur në rrugëtimin e tyre për shndërrimin e shoqërisë së vetë, në një shoqëri moderne, evropiane në thelb dhe në sjellje, euroatlantike në orientim dhe të drejtë në çdo aspekt”, theksoi më tej kryetarja e Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare