Arta ka bërë të ditur nëpërmjet telefonit për “Express”, se albumin ka pasur në plan ta hedhë në shitje gjatë qershorit.

“Mirëpo, për shkak të një problemi të Arbasit, përkatësisht, një intervenimi kirurgjik që pati në këmbë, u ngadalësuan punët për albumin”, ka thënë Arta.

Albumi i ri i këngëtares Bajrami, i katërti më radhë, do të përmbajë rreth 10 këngë të reja, ndër to vetëm një baladë. Arta, ka thënë, se në këtë album të cilin e quajti “album serioz”, vije me një zhanër të ri muzikor, siç e quajti ajo, “folk modern”. Ndërsa, ka pohuar se do të ketë edhe këngë techno dhe house.

Ndryshe, këngëtarja Bajrami ka bërë të ditur se në këtë album nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me reperët. Bashkëpunëtorët e Artës për këtë album janë vëllai i saj, Don Arbas, Avni Qahili, Arsim Bunjaku dhe të tjerë. Përveç albumit, nga Arta gjatë kësaj vere nuk do të mungojnë as videoklipet. /ktv/