LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti do të jeni në gjendje të flisni me robotin e inteligjencës artificiale të Google

Së shpejti do të jeni në gjendje të flisni me robotin e inteligjencës artificiale të Google

Pasi që Microsoft prezantoi një mori të veçorive të fuqizuara nga inteligjenca artificiale për motorin e saj të kërkimit Bing, Google po tenton gjithashtu të mbajë ritmin, dhe së fundmi e ka lansuar versionin e saj sikurse ChatGPT, të cilin e quan Bard.

Bard nuk pati një lansim aq të lehtë, por sipas Sundar Pichai-t, drejtorit ekzekutiv të Google, kompania po bënë përmirësime të shpejta.

Ekipi i motorit të kërkimit po punon në një veçori për biseda, njëjte sikurse ajo që e ka ChatGPT, përcjell Telegrafi.


Gjatë një interviste, Pichai e bëri të qartë se njerëzit së shpejti do të munden që të përfshihen në një bisedë me një robot të fuqizuar nga LLM (Large Language Model).

Drejtori i Google këtë e sheh si një mundësi të madhe dhe jo si një kërcënim. Duke pasur parasysh se kompania zotëron më shumë se 93 për qind të tregut të motorit të kërkimit, veçoria e re ka mundësi që të ketë më shumë ndikim se sa kombinimi ChatGPT dhe Bing.

Kjo mund të ndodh në rast se, sigurisht, ekzekutohet siç duhet. Sidoqoftë, Sundar Pichai nuk dha ndonjë kornizë kohore, dhe nga GSM Arena thonë se ata dyshojnë se nuk do të zgjasë shumë, pasi kompania është në presion të madh kohor. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të

OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të "menduar" për imazhet

Teknologji
Ja çfarë tha Zuckerberg për Instagramin përpara se ta blinte atë

Ja çfarë tha Zuckerberg për Instagramin përpara se ta blinte atë

Teknologji
Maratona ku vrapuan krah për krah me njerëz në Kinë - momenti kur dy nga robotët “i tradhtuan këmbët”

Maratona ku vrapuan krah për krah me njerëz në Kinë - momenti kur dy nga robotët “i tradhtuan këmbët”

Teknologji
iPhone 16e fillon prodhimin në Brazil

iPhone 16e fillon prodhimin në Brazil

Teknologji
Arrin iOS 18.4.1 - problemet e CarPlay janë rregulluar

Arrin iOS 18.4.1 - problemet e CarPlay janë rregulluar

Teknologji
Trump shtyn afatin e mbylljes së TikTok: Ne nuk duam që të ndalohet

Trump shtyn afatin e mbylljes së TikTok: Ne nuk duam që të ndalohet

Teknologji
Kalo në kategori