LAJMI I FUNDIT:

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Dy ditë pas përfundimit të procesit të votimit në katër komunat veriore “për” ose “kundër” shkarkimit të kryetarëve të Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Mitrovicës së veriut, në Kosovë janë shtuar zërat që Bashkimi Evropian të largojë masat sanksionuese të vendosura ndaj vendit tonë.

Procesi i votimit u konsiderua si proces i dështuar, pasi serbët bojkotuan votimet, dhe vetëm 253 qytetarë ushtruar të drejtën e tyre për votim.


Megjithatë, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Kosova ka përmbushur obligimin e tyre për organizmin e këtyre votimeve dhe se tashmë është koha që Bashkimi Evropian të reagojë dhe të largojë masat sanksionuese.

Analisti Dritëro Arifi për Telegrafin tha se dështimi i këtij referendumi është më së shumti humbje për serbët.

“Dështimi i referendumit pak a shumë ka qenë i pritshëm, sepse është vërejtur se pala serbe nuk është konstruktive në këtë çështje. Kjo është humbje për të gjithë, pasi që në një farë mënyre po e pengon procesin e anëtarësimit të serbëve të Kosovës, në njërën anë kryetarët do të mbesin aty deri në fund të mandatit, sepse nuk do të ketë kohë për eksperimente”, potencoi ai.

Dritëro Arifi

Arifi theksoi se Bashkimi Evropian ka parë gjithë procesin dhe se tashmë duhet ndërmarrë ndonjë veprim për largimin e masave.

“Besoj që BE e ka pa gjithë procesin, dhe ndoshta këtë javë do të merret ndonjë vendim për të larguar masat, sepse Kosova mbajti fjalën, mbajti të gjitha procedurat më rregull”, theksoi mes tjerash ai.

Arifi gjithashtu potencoi se Kosova ka përmbyllur procesin e organizimit të votimit, derisa tha se është vështirë të këtë organizime tjera, pasi siç tha ai “po shihet se gjithçka është politike”, duke shtuar se problemet po lidhen edhe me dialogun edhe çështjet tjera.

Analisti tha se tashmë kryetarët duhet të qëndrojnë deri në fund të mandatit.

“Kryetarët do të duhej të mbeteshin deri në fund të mandatit, sepse tash po hyjmë në vitin zgjedhor dhe besoj vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet. Do të ishte mirë që edhe serbët të paralizohen lidhur me këtë”.

Edhe analisti tjetër Drizan Shala thotë se Kosova ka bërë hapin e duhur me organizimin e këtij procesi, ndërsa serbët nuk nuk kanë pasur fuqi të dalin në zgjedhje.

“Sa i përket paraqitjes së dështuar të politikës së Beogradit, duke mos pasur fuqi të dalin në zgjedhje, ata e ndërruan diskursin politik duke nxitur që të krijohet narrativa që Serbia dhe Lista Serbe bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve. Është paradoksale, pasi që para së të bëhet kërkesa për shkarkimin e këtyre kryetarëve nga ana e ndërkombëtarëve, Serbia ishte njëzëri, që përmes peticionit kërkohet shkarkimi i kryetarëve, pasi sipas tyre janë jo-legjitim dhe jo-legal, sipas politikes serbe”, potencoi ai për Telegrafin.

Drizan Shala

Tutje ai tha se “ Qeveria bëri hapin e duhur, ja pamundësojë njëhërit Listës Serbe të influencoi komunitetin serb që të jenë vegël dhe instrument i politikë destruktive”.

“Në aspektin ndërkombëtar, duhet të shohim se diskursi politik i këtyre ditëve duhet të jetë më progresiv, duke bashkërenduar veprimet dhe të kërkojmë tashmë nga faktori ndërkombëtar që të na largohen masat nga BE. Tashmë dihet qe BE ka mbështetur njëzëri procesin zgjedhor të ofruar për komunitetin serb”, nënvizoi ai.

Sipas Shales, Lista Serbe dhe përfaqësuesit serb janë në një luftë mes llojit të tyre, se kush do e marr primatin brenda këtij komuniteti.

Për Telegrafin, Shala u shpreh se tashmë serbët janë të liruar nga strukturat kriminale serbe, që kanë udhëhequr për 24 vite pjesën veriore, dhe kjo është falë bashkëpunimit professional të treguar nga e institucioneve të Kosovës.

Eksperti i çështjeve politike, deklaroi se tashmë kryetarët duhet të vazhdojnë punën e tyre, pasi nuk ka arsye për të dhënë dorëheqje.

“Edhe ligji për zgjedhje është i qartë, tashmë nuk ka mundësi të kemi ndonjë veprim ligjor, por ata mund të japin dorëheqje. Por, ne nuk kemi arsye të i bindim këta kryetarë të japin dorëheqje”, potencoi ai.

Shala tha se kryetarët duhet vazhduar punën dhe politikat e tyre t’i bashkërendojnë edhe me kërkesat e komunitetit serbe.

Që Kosova ka përmbushur obligim e saj, e tha edhe analisti Imer Mushkolaj.

“Kosova e ka kryer obligimin e vet. BE është treguar e pasuksesshme në presionin mbi Beogradin, që të mos i pengojë serbët të votojnë. Nuk ka kuptim që BE të vazhdojë sanksionet ndaj Kosovës. Është e qartë në Beogradi po minon të ardhmen e serbëve të Kosovës”, tha analisti Mushkolaj për Telegrafin.

Imer Mushkolaj

Largimin e masave sanksionuese e ka kërkuar edhe Qeveria e Kosovës.

“Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Andaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje lidhur me largimin e këtyre masave.

“BE-ja shpreh keqardhjen që serbët e Kosovës në veri humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Peter Stano, zëdhënësi i BE-së.

Mbajtja e procesit të votimit në veri kishte qenë ndër pikat kryesore në marrëveshjen e arritur në Bratisllavë, që kishte për qëllim sh’tensionimin e situatës në veri.

“Qeveria e Kosovës bën një deklaratë publike duke inkurajuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas verës në katër komunar në veri. Kosova angazhohet që të ketë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve”, thuhet në marrëveshjen e arritur para disa muajsh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori