LAJMI I FUNDIT:

S’do ta besoni çfarë bën Gwyneth Paltrow për një lëkurë perfekte

S’do ta besoni çfarë bën Gwyneth Paltrow për një lëkurë perfekte

Përveçse si aktore, Gwyneth Paltrow, njihet edhe për dëshirën e madhe për të eksperimentuar për gjëra që kanë të bëjnë me të ndierit mirë, bukurinë dhe ushqimin.

Ajo bën avuj vaginalë dhe derdh whiskey quinoa, dhe nuk do t’ia dijë nëse mendoni që është e çuditshme.

Në një intervistë për “The New York Times”, aktorja Gwyneth Paltrow ka folur së fundmi për rutinën e saj të bukurisë. Ajo ka pranuar se ka bërë gjëra nga më të çuditshet për hir të bukurisë dhe një prej tyre ka qenë edhe apiterapia, ose terapia e bletëve.

“Unë jam pickuar qëllimisht nga bletët. Është një përvojë mijëravjeçare e quajtur apiterapi. Njerëzit e përdorin kundër inflamacionit dhe shenjave në lëkurë. Është e mrekullushme, po të kërkoni për këtë. Por, të dhemb, ka thënë aktorja 43-vjeçare për gazetaren e cila për ironi, quhej Bee (Bletë) Shapiro.

tumblr_o0myjpZ5Yg1t15h2ho1_1280

Nëse kërkoni me të vërtetë, në internet, do të zbuloni që apiterapia (përdorimi i thumbit të bletës si terapi) nuk mbështetet në prova shkencore mjekësore, megjithatë Paltrow ka të drejtë që njerëzit e kanë përdorur për shumë vite, për të qetësuar simptomat e artritit dhe depresionit bashkë me disa ushqime.

Sipas një artikulli të Associated Press të vitit 1997, praktikuesit i vendosnin bletët në zonën që i shqetësonte dhe kur pickoheshin, thumbi i irritonte dhe pastaj i qetësonte.

Dhe pse Paltrow nuk e specifikoi për çfarë e kishte përdorur pickimin e bletës, ajo tha që donte të bënte edhe një lloj trajtimi tjetër.

dbdbac30b6957972e682c6d238a6bb26

“Nuk kam bërë ende krioterapi (përdorimi i të ftohtit ekstrem), por dua ta provoj”, është shprehur ajo.

Para se ta gjykoni Paltrow, duhet të pranoni që çfarëdo që të jetë duke bërë, ka dhënë rezultat.

Paltrow nuk duket sikur ka ndryshuar në këto 10 vjet! Duket sikur është kthyer pas madje. Kështu që ajo duhet të jetë duke bërë gjënë e duhur. /Telegrafi/