LAJMI I FUNDIT:

Scholz i thotë Vuçiqit: Dialogu duhet të çojë në marrëveshje gjithëpërfshirëse

Scholz i thotë Vuçiqit: Dialogu duhet të çojë në marrëveshje gjithëpërfshirëse

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kancelari gjerman Olaf Scholz ka takuar sot në Berlin edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Në një konferencë të përbashkët me Vuçiqin, Scholz tha se të gjitha detyrimet e dakorduara duhet të respektohen dhe se lëvizjet e njëanshme nuk janë të dobishme.

“Kam biseduar me presidentin Vuçiq për rëndësinë e progresit në dialog që duhet të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen brenda dialogut, kjo kërkon guxim dhe vendosmëri dhe të gjitha detyrimet e dakorduara duhet të respektohen”, tha Scholz.


Kancelari gjerman po ashtu i bëri me dije Vuçiqit, vendi i të cilit nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, se lufta është e parpanueshme.

“Presidentit Vuçiq ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti”, tha Scholz, përcjellin mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Kurti nga Gjermania godet “Ballkanin e Hapur”: Nuk mirëpresim iniciativa që hapin rajonin ndaj fuqive të Lindjes
Lexo po ashtu Kurti nga Gjermania godet “Ballkanin e Hapur”: Nuk mirëpresim iniciativa që hapin rajonin ndaj fuqive të Lindjes

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për luftën në Ukrainë, presidenti serb Vuçiq ka theksuar gjithashtu se Serbia e ka kuptuar mirë mesazhin e Gjermanisë dhe të tjerëve.

“Sa i përket Serbisë, ne kemi një qëndrim tjetër për Kosovën, Serbia ka qenë nën sanksione për një dekadë të tërë dhe është një ndjenjë ndryshe nga shumica e të tjerëve. Serbia e kuptoi mesazhin e Gjermanisë dhe të gjithë të tjerëve”, tha Vuçiq në konferencë për shtyp, pas takimit.

Ndërsa, pas  takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

Scholz kërkon nga Kurti konstruktivitet në dialogun me Serbinë
Lexo po ashtu Scholz kërkon nga Kurti konstruktivitet në dialogun me Serbinë

Duke iu referuar marrëveshjes së pritur midis tyre, Scholz tha se dokumenti do të ketë shumë detaje, por se do të përfshijë edhe njohjen e Kosovës.

“Objektivi i dialogut të Brukselit [midis Kosovës dhe Serbisë] është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, që u hap të dyja vendeve perspektivën e [anëtarësimit në] Bashkimin Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal”, tha Scholz, pas takimit me Kurtin.

Kurti e Vuçiq pritet të takohen sonte bashkë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori