Kancelari gjerman, Olaf Scholz nis të premten një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor. Kryetarja e komisionit të të drejtave të njeriut në Bundestagun gjerman, Renata Alt tha se pret mesazhe të qarta ndaj Serbisë.
Ajo në një intervistë për Deutsche Welle u shpreh se “kancelari Scholz, gjatë vizitës së tij në Serbi, është e rëndësishme t’i bëjë me dije Serbisë se duhet të njohë pavarësinë e Kosovës”
Zonja Alt Ju kryesoni Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Bundestagun Gjerman dhe keni qenë për shumë vite raportuese për Ballkanin Perëndimor në grupin parlamentar të FDP-së. Kancelari gjerman, Olaf Scholz së shpejti do të vizitojë disa vende të rajonit. Si e vlerësoni situatën e të drejtave të njeriut atje?
Alt: Natyrisht, situata e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor duhet mbajtur gjithmonë nën vëzhgim. Nuk ka ende progres të mjaftueshëm, nuk ka reforma të mjaftueshme, madje në Serbi të drejtat e njeriut vijnë duke u reduktuar. Sidomos në fushën e lirisë së medias, kontrolli mbi të cilat është rritur në mënyrë masive.
A do ta quanit Serbinë një regjim autoritar?
Alt: Në fakt ka organizata joqeveritare që në bazë të vëzhgimeve afatgjata thonë se Serbia është bërë shtet hibrid apo autokraci. Dhe kjo është shqetësuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për një vend kandidat për në BE.
Cilat janë pritshmëritë tuaja nga vizita e kancelarit gjerman në rajon?
Alt: Do të ishte e rëndësishme që kancelari Scholz, gjatë vizitës së tij në Serbi, të ushtrojë presion ndaj Aleksandar Vuçiqit dhe qeverisë së ardhshme në Serbi dhe t’u bëjë të qartë se Serbia duhet të përkrahë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe të dënojë qartazi krimet e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë. Serbia duhet t’i japë fund politikës së luhatjes dhe të vendosë: a dëshiron të shkojë kah Rusia apo është vërtet e interesuar të anëtarësohet në BE?
Apele të tilla i bëhen shpesh zotit Vuçiq, por ai deri më tani nuk ka ndryshuar kurs. Përkundrazi, Serbia sapo përmbylli një marrëveshje të re me Rusinë për furnizimin me gaz. Pse Gjermania nuk reagoi fare për këtë marrëveshje?
Alt: Për fat të keq, Gjermania e ka bërë veten shumë të varur nga gazi rus, falë edhe një politike të dështuar të kancelares Merkel. Kështu është edhe në Serbi. Qeveria serbe duhet t’u garantojë qytetarëve apartamente dhe shtëpi të ngrohta në dimër. Por në planin afatgjatë nuk ka kuptim të lidhet me Rusinë dhe të blejë armë nga Rusia dhe Kina. Në Serbi ka edhe shumë kompani që janë pronë e Rusisë. Do të ishte e rëndësishme që këto kompani ose këta individë të përfshiheshin në listën e sanksioneve, siç ndodh në të gjitha vendet e tjera të BE-së.
Çfarë ka Gjermania në dorë për ta kthyer Serbinë në drejtimin e duhur?
Alt: Është e rëndësishme që të intensifikohet dialogu. Prandaj unë e përshëndes vizitën e kancelarit në rajon. Edhe pse momenti më duket i çuditshëm, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Rusinë. Druhem se Serbia do ta përdorë vizitën e kancelarit Scholz për një lloj propagande ndryshe nga ajo që do të donim ne në Gjermani. Vizita e kancelarit Scholz do të interpretohet nga media serbe si mbështetje për politikën e Aleksandar Vuçiqit.
Shqetësuese ishin edhe fjalët e presidentit Vuçiq, kur ai u betua pas zgjedhjeve, se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Prandaj është e rëndësishme që kancelari Scholz ta bëjë të qartë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të vazhdojë të konsiderohet një kandidate serioze dhe e besueshme për anëtarësim në BE.
Mendoj se si mjet presioni mund të përdoren burimet financiare. Nëse Serbia vazhdon politikën e saj luhatëse e largohet gjithnjë e më shumë nga demokracia, unë sugjeroj ngrirjen e fondeve dhe marrjen në konsideratë të pezullimit të negociatave të pranimit në BE. Sigurisht që edhe Kosova duhet të afrohet me Serbinë, për shembull, nuk është shumë e mençur që të pengohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Pra, të dyja palët duhet të lëvizin drejt njëra-tjetrës. Megjithatë, është e rëndësishme që të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet një perspektivë e qartë evropiane. Është e pakuptueshme, se pse Maqedonia e Veriut të mos fillojë negociatat e anëtarësimit me BE-në, sidomos pas ndryshimit të emrit.
Perspektiva evropiane është theksuar vazhdimisht edhe nga ish-kancelarja Merkel, kur ajo udhëtonte në rajon. Megjithatë, nuk pati lëvizje. Cila qe arsyeja?
Alt: Ne si FDP e kemi kritikuar politikën e jashtme të qeverisë së mëparshme si naive. Ne kërkojmë që të komunikohen kushte të qarta. Duhet të jetë në interesin tonë që të kemi paqe në Ballkanin Perëndimor. Serbia nuk është e përfshirë vetëm në konfliktin e Kosovës, por edhe në tendencat separatiste në Republika Srpska. Prandaj duhet ta bëjmë të qartë se nëse duam të mbetemi të bashkuar dhe të kemi paqe e siguri dhe të respektojmë të drejtat e njeriut në kontinentin evropian, vendet kandidate duhet gjithashtu të përfaqësojnë vlerat tona.
Maqedonia e Veriut është e bllokuar nga vetoja e Bullgarisë. Sa realiste është, që çelja e negociatave të bëhet duke hequr parimin e vendimmarrjes unanime në BE?
Alt: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ndryshoi shumë gjëra në Evropë. Ukraina ka aplikuar gjithashtu për anëtarësim në BE. Natyrisht, duhet pranuar se reformat në vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor janë shumë më të avancuara sesa në Ukrainë. Dhe në mënyrë që BE-ja të mund të marrë vendime për zgjerimin, duhet gjithashtu të marrë parasysh, se cilat reforma do të ishin të nevojshme dhe ndoshta të heqim dorë nga parimi i unanimitetit./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje