LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u: Shkresa e Avokatit të popullit nuk solli asgjë të re, greva vazhdon

SBASHK-u: Shkresa e Avokatit të popullit nuk solli asgjë të re, greva vazhdon

Sindikata thotë se kryetarët e niveleve komunale sindikale e të universiteteve vlerësojnë se shkresa e Avokatit të popullit nuk solli asgjë të re.  

SBASHK-u ka vazhduar takimet e rregullta konsultative me kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe të universiteteve për ta analizuar situatën aktuale dhe për t’u konsultuar se si do të veprohet më tutje.


SBASHK-u përmes një komunikate për media njëherë kanë kritikuar qëndrimin e Qeverisë karshi kërkesave të tyre dhe vlerësojnë se Qeveria sikur nuk do që greva të përfundojë.

“Qeveria nuk ka bërë e nuk po bën asnjë angazhim serioz për realizimin e kërkesave të grevistëve, respektivisht negocimin e tyre. Përveç kësaj, Qeveria vazhdon me deklarime e angazhime për presion të vazhdueshëm ndaj grevistëve”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Nagavci sërish bënë thirrje për fillimin e mësimit, injoron akuzat nga SBASHK-u për shantazhe e presion ndaj mësimdhënësve
Lexo po ashtu Nagavci sërish bënë thirrje për fillimin e mësimit, injoron akuzat nga SBASHK-u për shantazhe e presion ndaj mësimdhënësve

“Kryetarët e niveleve komunale sindikale e të universiteteve janë informuar nga anëtarë të Këshillit Grevist të BSPK-së për dy takimet me Avokatin e popullit, që janë mbajtur me iniciativën e tij, dhe më pas kanë analizuar në detaje shkresën e arritur nga Avokati i popullit. Vlerësimi i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim konkludoi në atë se kjo shkresë nuk solli asgjë të re dhe prandaj greva vazhdon. SBASHK nesër do të përgatis një shkresë duke i dhënë përgjigje shkresës dhe të  njëjtën do ta adresojë te Avokati i popullit”, shtohet tutje në njoftim.

Pjesëmarrësit e këtij takimi janë informuar se drejtorja e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës i ka dërguar shkresë Kryeministrit Kurti për një takim dhe është në pritje të konfirmimit, me qëllim që të udhëtojë në Kosovë, pasi ka ndërprerë të gjitha vizitat dhe angazhimet e tjera, me qëllim që të japë kontribut me vlerë në takim me kryeministrin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.

SBASHK thotë se po linçohet nga militantët e Kurtit: Kryeministri nuk dëshiron dialog - mjerë ata që do të ulin kokën nga turpi
Lexo po ashtu SBASHK thotë se po linçohet nga militantët e Kurtit: Kryeministri nuk dëshiron dialog - mjerë ata që do të ulin kokën nga turpi

“Me anë të kësaj  marrëveshjeje do t’i realizonte kërkesat legjitime të grevistëve në sektorin e arsimit dhe në atë të shërbyesve civilë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori